Dhjetë persona, duke i përfshirë tre fëmijë të vegjël, vdiqën dje herët në mëngjes nga zjarri në një shtëpi në pjesën rurale të Pensilvanisë lindore, kumtoi policia e shtetit.
Mediat britanike raportojnë se zjarri shpërtheu rreth orës 2:45 të mëngjesit në Neskopek, një komunitet i vogël bujqësor në qarkun Lucern, përgjatë lumit Suskehana, në verilindje të Pensilvanisë.
Trupat e të 10 viktimave u gjetën në rrënojat e shtëpisë.
Në mesin e të vdkeurve janë shtatë të rritur të moshës 18 deri në 79 vjeç, së bashku me tre të mitur – dy djem të moshës pesë dhe gjashtë vjeç dhe një vajzë shtatëvjeçare, kumtoi policia lokale.
Tre personat e rritur u larguan nga shtëpia të palënduar, shtohet në kumtesën e policisë.
Për momentin nuk ka detaje zyrtare për rrethanat apo shkaqet e zjarrit, i cili shkatërroi objektin dykatësh.