Shkup, 30 maj – Gjatë ditës së djeshme janë ndëshkuar 152 shoferë pas aksionit të përforcuar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionim të automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar.
Prej tyre, njoftuan sot nga MPB-ja, shtatë automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar, ndërsa një automjet ka lëvizur me mbi 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar. Kështu, 69 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë në zonë të banuar, kurse 83 jashtë zonës së banuar.
Aksionet e intensifikuara vazhdojnë edhe në ditët në vijim.