Shkup, 10 janar – MPB-ja informon se gjatë aksionit të djeshëm të kontrollit në territorin e shtetit, për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më shumë se e lejuara, janë sanksionuar 181 shoferë.
“Prej tyre shtatë automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe një automjet ka lëvizur me shpejtësi edhe më shumë se 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar. Njëkohësisht 92 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në vend të banuar, kurse 89 jashtë vendit të banuar”, kumtojnë nga MPB-ja.
Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.
“I bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e qarkullimit rrugor dhe bashkërisht të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, apelon policia