Gjatë aksionit të kontrollit të djeshëm në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, janë sanksionuar 213 drejtues.
Prej tyre, informoi sot MPB-ja, 12 vetura kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar, kurse një automjet ka lëvizur me shpejtësi edhe më shumë se 70 kilometra në orë. Në të njëjtën kohë, 102 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim, dhe 111 jashtë vendbanimit.
Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.