Monday, December 5, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

33 vjet nga rënia dëshmor/ Ali Ahmeti përkujton dëshmorët Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu

Shkup, 2 nëntor – Në 33 vjetorin e rënies së luftëtarëve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, nuk mungon përkujtimi i tyre nga ata që i njohën por edhe nga bashkëluftëtarët. Dy të rënët sot nuk haroi t’i përkujtojë as kreu i BDI-së Ali Ahmeti, informon Zhurnal.

Në datë të sotme, në vitin 1989 ranë dëshmorë dy trima si Afrim Zhitia e Fahri Fazliu.

Ahmeti shprehet se që të dy, në rrugët e jetës i bashkoi ideali i lirisë ndërsa me guximin e tyre dhe atdhedashurinë, do të bëhen rrezatim frymëzues për breza të tërë.

“Dy shokë që në rrugët e jetës i bashkoi ideali i lirisë, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu me atdhedashurinë, guximin, vigjilencën e veprimit dhe flijimin për përjetësinë e Kosovës, do të bëhen rrezatim frymëzues për breza të tërë veprimtarësh në epopenë e qëndresës së saj heroike.

Sot kur bëhen plot 33 vjet nga rënia e tyre, i kalitur me krenari në mendjet dhe zemrat tona qëndron kujtimi për personalitetin e tyre revolucionar dhe intelektual që e vendosën në shërbim të kauzës së drejtë të kombit.

Qoftë i paharrueshëm kujtimi për Afrim Zhitinë dhe Fahri Fazliun!

Lavdi e përjetshme të gjithë dëshmorëve të kombit!”, ka shkruar Ahmeti./Zhurnal.mk

https://www.facebook.com/AliAhmetiOfficial/posts/pfbid0Te39J9JA687gwszUbWtiSFRbGfBmH9z8QRjxGynwjyPrbjTY7cho1UR8LfM8UUqTl

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.