Në rrugën rajonale Gjevgjeli-Bogdanci, në vendin e quajtur “Kravarski pat”, dje rreth orës 14:00 pjesëtarë të policisë nga stacioni policor në vendkalimin kufitar “Bogorodicë”, e kanë privuar nga liria XH.M (47) nga Shkupi.
Gjatë kontrollit të automjetit “Seat Leon”, me targa të Shkupit, të cilin e drejtonte ai, janë gjetur katër emigrantë nga Siria.
“Më parë, në autostradën A1, Gjevgjeli-Shkup ai nuk është ndaluar në shenjën e ndalimit të dhënë nga zyrtarët policorë, por shumë shpejtë është kapur dhe është arrestuar”, njoftojnë nga MPB.
Me XH.M, në stacionin policor është kryer biseda zyrtare dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës. Emigrantët e gjetur kanë qenë të sistemuar në Qendrën pranuese-transitore “Vinojug” në Gjevgjeli.