Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Durrës. Një 18 vjeçar ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka përplasur për vdekje Bardhyl Beqirin, punonjës i pastrim gjelbërimit.
Mjeti në fjalë drejtohej nga 18-vjeçari Braian Hoxha, i cili po udhëtonte bashkë me dy vajza 20-vjeçare, të cilat mbetën të plagosura .
Policia e shoqëroi 18-vjeçarin në komisariat dhe vijon punën për të sqaruar rrethana e ngjarjes së rëndë.