Thursday, February 9, 2023
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

7 plumba në 4 sekonda/ Atentat në Athinë, vriten dy shqiptarë në një lokal

Dy shqiptarë përkatësisht 41 dhe 44 vjeç kanë humbur jetën mbrëmjen e djeshme në Athinë, brenda një lokali.

Mediat greke bëjnë me dije se në ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:00, ka mbetur e plagosur edhe një 31 vjeçare, e cila ndodhet në spital dhe jashtë rrezikut për jetën.

Autori ka hyrë i maskuar me një kapuç dhe maskë kirurgjikale, në ambientet e brendshme të lokalit, ku ndodheshin rreth 150 klientë.

I pa shqetësuar nga klientët e tjerë aty, ai hyn brenda lokalit dhe hap zjarr ndaj shqiptarëve dhe më pas arrin që të largohet në këmbë.

Autoritetet vlerësojnë se objektivi kryesor ka qenë 41-vjeçari i vrarë në vend. Të dy viktimat janë të njohur për autoritetet greke. 41-vjeçari është me precedentë penalë për drogë, armë dhe grabitje. Ndërsa sa i përket shqiptarit tjetër, mediat shkruajnë se ai kishte angazhuar autoritetet për rastet e drogës.

Sipas të dhënave, ekzekutimi ka ndodhur brenda 4 sekondave. Sulmuesi ka qëlluar gjithsej 7 herë. Autori rezulton të jetë një profesionist, pasi mënyra se si e ka kryer ekzekutimin ka qenë e saktë dhe e shënjestruar.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss