Sunday, August 14, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

82 pacientë po trajtohen me Covid-19 në spitalet e vendit

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar në mjekim nga COVID-19 janë 82 pacientë, duke u bazuar në raportet e  klinikave të QKUK-së dhe spitaleve të përgjithshme.

Sipas njoftimit, në Klinikën Infektive janë të shtrirë  21 pacientë dhe dy të tjerë janë në mjekim Intensiv me oksigjeno-terapi.

Tutje në njoftim bëhet e ditur se në Klinikën e Pediatrisë janë të shtrirë 10 pacientë, ndërsa në Klinikën e Gjinekologjisë janë të shtrirë pesë pacientë.

Ndërsa në spitalet rajonale nëpër komunat e Kosovës janë të shtrirë gjithsej 43 pacientë të prekur nga COVID-19.

“Spitali i Gjakovës, 16 pacientë, Spitali i Pejës, 13 pacientë, Spitali i Gjilanit, 8 pacientë, Spitali i Mitrovicës, 1 pacient, Spitali i Prizrenit, 5 pacientë”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.