Thursday, May 26, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

A do të ndahet Shqipëria nga Maqedonia e Veriut në rrugën për BE?

Shkup, 18 prill – Çështja e ndarjes së Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut sa i përket procesit të hapjes së negociatave me Bashkimin Evropian, është rikthyer sërish në vëmendje pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama i cili gjatë një konference u shprehë se nëse Bullgaria nuk e heq veton ndaj Maqedonisë se Veriut, vendi ynë do të ndahet dhe do kërkojë këtë në çdo instancë të BE, shkruan Zhurnal.

Ndërkohë edhe në pyetësorin e Këshillit Kombëtar, 67 % e shqiptarëve kanë votuar por ndarjes së Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut gjatë procesit të integrimit në BE. Vetëm 19 kanë votuar kundër.

“Do presim vendimmarrjen e Këshillit Evropian. Shumë besojnë se do ndodhë ajo që duhet. Ata besojnë se Bullgaria do e heqë veton. Nuk jam shumë optimist. Por çështja e datave është e tyre dhe jo e jona. Ne duhet të punojmë për të bërë vendin me standarde. Por në momentin që kjo nuk do ndodhë ne do ndryshojmë kursin. Do kërkojmë ndarjen nga Maqedonia e Veriut. Do e bëjmë në çdo instancë dhe në çdo qeveri të BE. Shqipëria nuk mund të presë të zgjidhe sherret me komshinjtë për tu ulur në konferencë. Do ndryshojë plotësisht”, ka thënë Rama.

Nga Maqedonia e Veriut është përgjigjur ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani gjatë një konference për shtyp i cili ka theksuar se ndarja nuk është në interes të Shqipërisë dhe se për këtë vendosin shtete anëtare të BE-së.

“Vendimi për ndarje nuk është as i Shqipërisë as i Maqedonisë së Veriut. I përket vendeve anëtare nëse do të arrijnë unanimitet që Shqipëria të nis negociatat në qershor, Republika e Maqedonisë së Veriut mos t’i nis. Kam thënë edhe më herët se nuk është interes afatgjatë i Shqipërisë që të ndahet nga ne në këtë rrugë, sepse këto gjendje janë në cikël. Në një moment ne jemi para dhe mund ta tërheqim Shqipërinë, në tjetër moment Shqipëria të jetë para dhe të na tërheq neve”, ka thënë mes tjerash Osmani.

Edhe Rumania është kundër ndarjes së Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut nga procesi i anëtarësimit në Bashkimin Evropian, këtë e ka kumtuar nga Shkupi ministri i jashtëm i Rumanisë, Bogdan Aurescu.

“Nuk ka bisedime për ndarjen e Maqedonisë së Veriut nga Shqipëria. Ne nuk e mbështesim një gjë të tillë. Është e rëndësishme të gjendet një zgjidhje sa më shpejt që të jetë e mundur për fillimin e negociatave me dy vendet së bashku. Fillimi i negociatave me Shkupin dhe Tiranën jo vetëm që është i drejtë, i merituar, por për momentin paraqet edhe nevojën në drejtimin e forcimit të rolit të rajonit në sigurinë e arkitekturës së kontinentit”, ka thënë Aurescu.

Nga ana tjetër, zëdhënësja për shtyp e BE-së për politikat e jashtme, Ana Pisonero, ka bërë të qartë se qëndrimi evropian nuk ndryshon dhe ndarje të dy shteteve në proces, nuk do të ketë.

Por, sa është e drejtë që fati i Shqipërisë në rrugëtimin euro-integrues të varet nga raportet e shtetit fqinjë Maqedonisë së Veriut  me Bullgarinë, analistët e kanë vlerësuar si të pa drejtë por ja që është një situatë e tillë që nuk ka zgjidhje tjetër.

Sepse praktikisht një ndarjen e Shqipërisë nuk e përkrahin as shtetet nga BE, nëse Shqipëria shkëputet, kjo do të paraqiste një lloj presioni ndaj Maqedonisë së Veriut dhe një lehtësim ndaj Bullgarisë.

Ndërkaq, shtyrja e datës për fillim të negociatave pikërisht në këtë kohë të krizës globale për të krijuar paqe në Ukrainë nga invazioni Rus, është sinjal negativ pikërisht për shtetet e Ballkanit Perëndimor, duke lejuar që i tërë rajoni të jetë i pa unifikuar, dhe i rrezikuar për shtrirjen e ndikimeve të huaja.

Kujtojmë se, pengesa më e madhe për mos marrjen e datës për fillim të negociatave me BE-në për Maqedoninë e Veriut është shteti Bullgar, që në mënyrë të drejtpërdrejt pengohet edhe Shqipëria.

Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria tensionuan raportet për shkak të kontesteve historike. Sofja zyrtare kërkon që Shkupi t’i pranojë kërkesat Bullgare se gjuha maqedonase është normë e asaj bullgare dhe se kombi maqedonas është krijuar nga Josip Broz Tito.

Ky kontest ka bllokuar procesin eurointegrues të vendit, me çka Bullgaria gjatë vitit 2021 i vendosi dy herë veto Maqedonisë së Veriut, njëherë në qershor, kurse më pas, më 14 dhjetor të vitit 2021, edhe një herë e bllokoi fillimin e negociatave RMV-BE.

Edhe në vitin 2020, njëjtë vendi fqinj, i vendosi dy herë veto Maqedonisë së Veriut, një herë në këshillin e ministrave të Jashtëm të BE-së si dhe në Këshillin për Punë të Përgjithshme të BE-së, duke penguar në këtë mënyrë miratimin e kornizës negociuese për fillimin e negociatave të vendit me BE-në./Zhurnal.mk

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.