Tuesday, May 30, 2023
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

A do të ndihmojë ministri Lloga transferimin e grupit të Kumanovës në Kosovë?

Shkup, 9 mars – Ministria e Drejtësisë shpesh herë është udhëhequr nga shqiptarë të ndryshëm nga parti të ndryshme, tani në krye të kësaj Ministrie është Krenar Lloga, kuadër nga Aleanca për Shqiptarët. Por, edhe përkundër faktit që në këtë Ministri ka pasur ministra shqiptarë, sërish shqiptarët kanë qenë viktima të rasteve politike të montuara, si dhe qytetarët ndaj të cilëve më së shumti është aplikuar padrejtësi. Grupi i Kumanovës po vazhdojnë ta vuajnë dënimin e tyre në burgun e Idrizovës në Shkup, ka vite që ata po kërkojnë të transferohen në Kosovë, por kërkesa e tyre po zvarritet nëpër sirtarë të ndryshëm. Transferimi këtij grupi që dënimin ta vuajnë në Kosovë në shtetin amë të tyre është më së e nevojshme që të lehtësojnë pengesat e vizitave familjare, mes tjerash janë në burgjet e vendit të tyre dhe nuk janë të rrezikuar aspak, e aq më pak të malltretuar. Mbetet të shihet gjatë kësaj periudhe që i pari i drejtësisë, Krenar Lloga, a do të ndërmerr diçka konkrete për të realizuar këtë kërkesë të kamotshme, shkruan Zhurnal.

Janë të dënuar me burgim të përjetshëm, e shpresat për liri i kanë të pakta –

Grupi i Kumanovës të cilët po vuajnë dënimin në burgun e Idrizovës në Maqedoninë e Veriut, kanë një kërkesë nga shteti i Kosovës pasi që shumica prej tyre vijnë nga treva të ndryshme të saj. Këta në mënyrë të unifikuar kërkojnë që të transferohen në vendlindje për të vuajtur dënimin. Për këtë gjë, kërkesat i kanë dërguar edhe në institucionet të Maqedonisë së Veriut.

E këtë e konfirmon edhe Agim Nuhiu që deri para pak ditësh e mbante pozitën e zëvendësministrit të Drejtësisë.

“Janë deponuar kërkesat nga ana e te burgosurve të “Lagjes se trimave” në Kumanovë. Procedurat nuk janë të lidhura me afat. Në këtë rast është me rëndësi edhe qëndrimi i shtetit të Kosovës se a do t’i pranoj aktgjykimet penale të shqiptuara nga ana e gjyqësorit të Maqedonisë së Veriut. Pra, do te duhet edhe një qëndrim i përbashkët i të dy shteteve. Autoritet e Maqedonisë ende nuk janë lëshuar në vlerësimin e kushteve që duhet të plotësohen për transferimin e të burgosurve në fjalë”, ka deklaruar Agim Nuhiu, ish zëvendësministër i Drejtësisë.

Kujtojmë që, të burgosurit për rastin e Kumanovës vitin që lamë pas ishin futur në grevë urie me javë të tëra përshkak që nuk u lejoheshin vizitat familjare.

Fat të keq për të përballur me sistemin e kalbur të drejtësisë në Maqedoninë e Veriut e kishin edhe shqiptarët e ardhur nga Kosova, të cilit sipas të gjitha gjasave ishin të manipuluar nga shërbimi sekret i Maqedonisë së Veriut për ta destabilizuar vendin, disa prej tyre ndërruan jetë, pjesa tjetër po lufton me jetën duke kërkuar hetim ndërkombëtar për rastin në fjalë.

Përpos përjetimeve fizike ata po torturohen edhe psiqikisht duke mos iu dhënë e drejta për vizitat familjare, e për lirim në fundjavë për ata që kanë përfunduar më shumë se gjysmën e dënimit. Një kërkesë e tyre gjatë kohë më parë është që ata të ekstradohen në burgjet e Kosovës për mos t’i malltretuar familjarët e për t’i kursyer nga shpenzimet e larta, për dërgim të ushqimit e ardhjes së tyre në Shkup.

Organet e drejtësisë në Maqedoninë e Veriut nënë për maqedonasit njerkë për shqiptarët –

Përshkrimi më i mirë i organeve të drejtësisë në vend është “padrejtësia” që e aplikojnë kundrejt shqiptarëve. Pikërisht të zgjedhurit për ndarjen e drejtësisë shkaktojnë padrejtësi të bazuara kryesisht në përkatësinë etnike. Në Maqedoninë e Veriut ndryshohen akuzat varësisht se cilës etni i takon, nëse viktima është shqiptar akuza rëndohet, nëse viktima është maqedonas akuza lehtësohet, pra nuk hyjnë në punë dispozitat ligjore përmes të cilave jepen dënimet.

Rasti i Almirit të vogël në Kumanovë, ku ishte shkelur me qëllim nga vrastari Boban Iliç, pamje të siguruara nga kamerat në vendngjarje ku shihet qartazi makina e drejtuar nga Iliç duke e goditur për vdekje Almirin. Por ja që Boban Iliçi kishte fatin që ishte maqedonas, dhe për këtë fakt atij iu ndryshua vepra penale nga “vrasje me paramendim” në “aksident trafiku me pasojë vdekje”.

Rasti i 27 prillit ku një grup protestuesish të porositur për të vrarë deputetin shqiptar Ziadin Sela, shkaktuan terror në natën e 27 prillit dhe sërish vepra e tyre nuk ishte akt terrorist, madje se nuk janë terrorist ata që shkaktuan terror në organin më të lartë në shtet, Kuvend, e ka pohuar edhe presidenti i shteti. Ndërkaq, shumë lehtë dhe thjesht grupi i Kumanovës është quajtur nga këto organe si grup terrorist.

Kush janë pjesëtarët e grupit të Kumanovës?

Gjykata Themelore e Shkupit ka dënuar me gjithsej 746 vjet burg pjesëtarët e grupit të Kumanovës, të akuzuar për terrorizëm për ngjarjet e 9 dhe 10 majit të vitit 2015 në lagjen e trimave në Kumanovë. Për veprën terrorizëm ishin akuzuar gjithsej 37 persona, prej të cilëve 7 me burg të përjetshëm. Të dënuarit me burgim të përjetshëm janë: Andi Krasniqi, Dem Shehu, Fadil Fejzullahu, Nasuf Zeqiri, Valdet Zekaj, Bek Bajra dhe Fejzulla Rushitovski.

Trembëdhjetë janë dënuar me nga 40 vjet burg: Esat Kafegjolli ,Adrian Bujari,Shefqet Hallaqi, Betim Kabashi, Genti Sefaj, Enver Hoxha-Klajn , Rufki Dogani, Bajram Elshani, Nexhmedin Lika, Lirim Krasniqi, Sevdail Miftari dhe Fatmir Recica.

Shumica e të dënuarve janë shtetas të Kosovës, të cilët edhe llogariten si organizatorë të ngjarjeve në Lagjen e Trimave në Kumanovë. Ndryshe, në përleshjet dyditëshe më 9 dhe 10maj të vitit 2015, janë vrarë 8 pjesëtarë të forcave policore dhe 10 pjesëtarë të grupit të armatosur. Grupi kishte deklaruar se vendosja e tyre në Kumanovë ishte bërë për shkak të shkeljes së të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. /Zhurnal.mk

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss