Monday, December 11, 2023
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

A duhet të hiqet kufiri Kosovë – Maqedoni e Veriut, gjatë verës për të shmangur pritjet e gjata të mërgimtarëve?

Shkup, 21 qershor – Kosovë – Shqipëri, nënshkruajnë marrëveshje të cilat duhet të adaptohen si model suksesi edhe për shtetet tjera fqinjë. Për shembull, njëra prej 13 marrëveshjeve të nënshkruara është heqja e kufirit përgjatë verës që të lehtësojnë qarkullimin e qytetarëve mes dyja vendeve. Një marrëveshje e tillë do të kishte qenë dobiprurëse nëse ishte aplikuar edhe me Maqedoninë e Veriut, që gjatë periudhës së verës kur mërgimtarët tanë arrijnë në vendlindje, lëvizja Kosovë – Maqedoni e Veriut, shumëfishohet prandaj edhe pritjet e gjata në kufij janë me fillim e pa mbarim. Do të kishte qenë e rrugës dhe veprim i duhur që përmes një marrëveshjeje të tillë të ngjashme të eliminohen pritjet e gjata në kufij, shkruan Zhurnal.

Përgjatë periudhës së verës dhe gjatë fundjavave kur ka fluks lëvizjeje nga të dyja shtetet, Kosovë – Shqipëri për këtë arsye kanë lehtësuar plotësisht qarkullimin nëpërmjet një marrëveshjeje që e kanë nënshkruar. Nëpërmjet protokollit të parë që kanë nënshkruar kanë përcaktuar që prej 1 qershorit deri në 1 shtator, për çdo fundjavë dhe çdo ditë feste shtetërore në kufijtë Kosovë – Shqipëri do të kalohet pa qenë nevoja e regjistrimit nga organet kufitare në mënyrë që të mos krijohet asnjë radhë apo vonesë për qytetarët në të dyja anët.

Një model i tillë po i ngjashëm, do të kishte qenë ideale edhe për Maqedoninë e Veriut, lidhjet farefisnore, vizitat e shumta të ndërsjella mes qytetarëve të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës janë të pa shmangshme, sidomos gjatë kohës kur mërgimtarët janë për pushime në vendlindje.

Kemi dëgjuar shumë herë, ankesa pa numër sidomos në pikën kufitare Tabanocë, pika hyrëse e mërgimtarëve në shtetin e tyre, pas një rruge të gjatë ndokush 2 mijë e ndokush 3 mijë kilometra rrugë, duke kaluar shumë kufij e duke pritur pa kufij janë sakrifica që bëjnë qytetarët tanë për të vizituar vendin e familjen. Është më se meritore që maltretimi përgjatë rrugës së tyre të marrë fund në pikën kufitare që ata hyjnë në vendin e tyre.

Praktika që mërgimtarët që vijnë nga jashtë shtetit të mos regjistrohen në organet kufitare do të lehtësonte në mënyrë efikase kalimin e tyre në këtë pikë kufitare, dhe kjo do të ishte një mikpritje meritore nga ajo që këta qytetarë mbushin arkën e shtetit duke lënë para pa kontroll e duke kontribuar në zhvillimin ekonomik, tregtar dhe shoqëror.

Lidhja Kosovë – Maqedoni e Veriut nuk është vetëm përmes kësaj pike kufitare, pasi janë edhe dy të tjera, ajo Bllacë – Hani i Elezit, dhe Bellanocë – Stançiq, që e lidhin RMV-në me Kosovën në mënyrë direkte për dallim prej pikës kufitore Tabanocë, që nëpërmjet Serbisë kalohet në Kosovë. Kur po flasim për lehtësime qytetarësh, flasim për të gjithë qytetarët pa dallim por është e rendit që në fokus të jenë mërgimtarët, por jo që qytetarët vendas nuk kanë nevojë për lehtësime të tilla.

Kështu që duke pasur parasysh edhe këta dy pika kufitare të tjera që lidhin dyja vendet, është e rendit që nëpërmjet një marrëveshjeje të bëhet lehtësim po i formatit të ngjashëm edhe për qytetarët vendas, sepse flasim për periudhën e verës kur qarkullimi është i stërngarkuar dhe qytetarët lëvizin për nevoja të ndryshme. Ahengje, vizita, e takime të shumta përshkak se qytetarët e dyja vendeve kanë lidhje të gjata që nuk i shkëpusin dot.

Pra, mos të jenë pikat kufitare e pritjet pa kufij që të distancojnë qytetarët e vendeve, sepse kjo do të ndikonte negativisht edhe më tepër në shtimin e dozës së dëshpërimit dhe zhgënjimit. Fundja, nga vizita të tilla përfitojnë më shumë se qytetarët shtetet pasi asnjë vizitë nuk përfundon pa kontribuar lënë para në cilin do shtet. Dhe, kjo është stimulim edhe për zhvillim ekonomik dhe tregtar. Prandaj, do të ishte absurde për mërgimtarët që kanë ditë të numëruara në pushim të kalojnë një ditë të tërë duke pritur për të dalë nga shteti dhe një ditë tjetër për të hyrë në shtet.

Janë tre pika kufitare, ku në të gjitha qarkullimi është në nivel të lartë, sidomos në pikën kufitare Tabanocë, Maqedoni e Veriut – Serbi, që edhe turistë të vendeve të huaja kalojnë përmes kësaj pike kufitare për të shkuar në Greqi apo të ndalen edhe në Maqedoni të Veriut. Një veprim i tillë është veprim strategjik dhe i duhur e më se i qëlluar sepse përparësitë janë të shumanshme.

Kujtojmë që, mbledhja historike Maqedoni e Veriut – Kosovë ishte ajo e 16 shtatorit të vitit 2021, kur mes dy vendeve u nënshkruan 11 marrëveshje, që kanë të bëjnë me fusha të ndryshme të zhvillimit dhe thellimit të bashkëpunimit mes dyja vendeve, e që në asnjërën prej tyre nuk është paraparë lehtësimi në pikat kufitare. Por, tani 9 muaj më vonë nuk shihet se kanë lëvizur punët në drejtim të realizimit të ndonjërës prej këtyre 11 marrëveshjeve të nënshkruara. Maqedonia e Veriut dhe Kosova ndërlidhen në shumë interesa të përbashkëta dhe se në përputhje me këtë, ekonomitë e të dy vendeve janë të orientuara drejt njëra -tjetrës, por që marrëveshjet e shumta që janë nënshkruar vetëm së fundmi 11 po mbesin vetëm projekte dhe ide në letër, e janë të pa prekshme për qytetarët. /Zhurnal.mk

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss