Shkup, 20 qershor – Dimitar Kovaçevski është sinonimi i asaj që mrekullitë ekzistojnë. Sepse, një mrekulli e tillë kishte ndodhur edhe vetë me të, duke e surprizuar jeta të bëhet kryeministër. Por, nga koha që e ka marrë timonin e Qeverisë është përballur me probleme të shumta për të cilat i mungonin zgjidhjet, e duke menduar zgjidhje problemet i shtoheshin. Mbase, u krijua një situatë që sikurse të gjitha sindikatat kishin qenë në dritare duke pritur një kryeministër si Kovaçevski që pastaj të dalin në rrugë për të protestuar e kërkuar paga më të larta e të drejta për punëtorët. Prej kur Kovaçevski është kryeministër nuk ka mbet askush pa protestuar, nëse flasim për qytetarët që mbijetojnë në tokë, sepse ata që jetojnë nën tokë po tregohen më korrekt me këtë kryeministër spontan. Pas punonjësve të doganave dhe tatimeve, edhe sektorë të tjerë të administratës publike dhe të shërbimeve të tjera në Maqedoninë e Veriut protestuan për paga më të larta, ndërsa u paralajmërua edhe grevë e përgjithshme, nëse institucionet nuk i marrin parasysh kërkesat e tyre. Protestat fillimisht janë paralajmëruese, me ndërprerjen e punës nga 30 minuta deri në 2 orë në ditë. Mirëpo, sipas sindikatave, ato mund të shndërrohen në masive e deri në grevë të përgjithshme. Rritja e pakënaqësisë pasoi rritjen e pagave të zyrtarëve të zgjedhur dhe të emëruar duke nisur nga presidenti i shtetit, kryeministri, ministrat, deputetët e drejtorët e ndërmarrjeve dhe anëtarët e bordeve drejtuese. . E këtë gjë e kanë mirëpritur shumë politikanë, duke thënë që paga duhet të jetë burimi i vetëm i pasurisë për politikanët, deklaratë sikurse qytetarët jetojnë në një botë paralele dhe nuk shohin se si pasurohen këta politikanë, shkruan Zhurnal.
A do të ketë greva të përgjithshme nga sindikatat për paga më të larta?
Pas punonjësve të doganave dhe tatimeve, edhe sektorë të tjerë të administratës publike dhe të shërbimeve të tjera në Maqedoninë e Veriut protestuan për paga më të larta, ndërsa u paralajmërua edhe grevë e përgjithshme, nëse institucionet nuk i marrin parasysh kërkesat e tyre. Protestat fillimisht janë paralajmëruese, me ndërprerjen e punës nga 30 minuta deri në 2 orë në ditë. Mirëpo, sipas sindikatave, ato mund të shndërrohen në masive e deri në grevë të përgjithshme.
Rritja e pakënaqësisë pasoi rritjen e pagave të zyrtarëve të zgjedhur dhe të emëruar duke nisur nga presidenti i shtetit, kryeministri, ministrat, deputetët e drejtorët e ndërmarrjeve dhe anëtarët e bordeve drejtuese. Ata, nga muaji prill, marrin paga më të larta për 78 për qind, apo prej 900 deri më 1.200 euro më të larta.
Grevë të përgjithshme paralajmëruan edhe nga sindikatat e sektorit të shëndetësisë. “Punëtorët janë të demotivuar kur shohin rritje kaq të madhe të pagave të zyrtarëve shtetërorë. Janë rreth 20.000 të punësuar në shëndetësi që presin rritje të pagave. Ata nuk kanë vullnet për punë kur vërejnë neglizhencën e institucioneve”, u shpreh Lubisha Karanfilovski, kryetar i Sindikatës së pavarur të shëndetësisë, farmacisë dhe mbrojtjes sociale, për REL.
Për shkak të pagave të ulëta nga Klinikat e Shkupit, thonë se mjekët dhe personeli tjetër po kalojnë në sektorin privat apo jashtë vendit. “Le të na thonë se ky shtet social a ka nevojë për shëndetësinë publike, ku 90 për qind e popullatës trajtohet nëpër klinika dhe qendra tjera shëndetësore publike, apo ata duhet të shkojnë në spitale private?! Çdo ditë kemi mjekë, infermierë dhe personel tjetër mjekësor që po i braktisin vendet e punës për shkak të pagave të ulëta”, tha Predrag Serafimovski, nga Sindikata e klinikave të Shkupit, për REL.
Rritja e pagave për zyrtarë për 78% është absurde përderisa rritja e pagave në sektorët tjerë nuk e ka kaluar 15 përqindëshin asnjëherë –
Nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut, thonë se zgjidhja me pagat qëndron në “marrëveshjet kolektive”, që duhet të arrihen në çdo sektor, por pa saktësuar se çfarë parasheh kjo formë dhe sa mund të ketë rritje të pagave. Paga minimale në Maqedoninë e Veriut në muajin mars është rritur në 20.175 denarë (330 euro), ndërsa paga mesatare në 33.943 denarë (550 euro). Në muajin mars inflacioni ishte 14.7 për qind, apo për 2 më pak i ulët se në muajin shkurt. Maqedonia e Veriut, me rreth 1.8 milion banorë, sipas të dhënave të Entit të Statistikës, në administratën publike ka të punësuar më shumë se 130.000 persona, ndërsa afër 350.000 mijë në sektorin privat.
Rritja e pagave prej 78% është veprim skandaloz dhe i i papranueshëm për qytetarët, sepse me automatizëm është nënvlerësim i punëtorëve tjerë. Shërbyesit e popullit të quajtur në teori të paguhen me paga marramendëse e shumë të larta, shumëfish më të larta se pagat mesatare në vend, tregon qartazi se zyrtarët nuk e kanë hallin e qytetarëve, por se si të pasurohen më shpejt e më shumë.
Sipas këtij vendimi, presidenti Stevo Pendarovski, kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi dhe kryeministri Dimitar Kovaçevski për disa ditë do të kenë rritje të pagave prej rreth 70 mijë denarë. Deri më tani kanë marrë rreth 90 mijë, e tash e tutje rreth 160 mijë denarë, apo rreth 2.610 euro në muaj. Gjithashtu edhe, Artan Grubi, Oliver Spasovski, Sllavica Gerkovska, Fatmir Bytyqi, Sllavjanka Petrovska, dhe Bojan Mariçiq, do të marrin paga me vlerë mbi 2.000 euro.
Ndryshe, kur punëtorët shëndetësorë, arsimor, e të tjerë kanë nevojë të patjetërsueshme për rritje të pagave për të mbijetuar këtë duhet ta bëjnë përmes formave të ndryshme, bojkot, grevë, e duke dalë në rrugë. Por, tani zyrtarëve u rritet paga vetëm me anë të ndryshimit të një ligji, madje as pa kërkuar. Këtu shihet qartë diferencimi nga të qenurit qytetarë dhe punëtorë në RMV dhe të qenurit zyrtar, kjo është fyerje dhe ofendim për klasën punëtore. Nuk duheshe të rriten pagat e zyrtarëve duke marrë parasysh gjendjen e rënduar ekonomike në vend, është gabim skandaloz dhe pasqyrim real se sa zyrtarët brengosen për qytetarët. /Zhurnal.mk