Tuesday, May 30, 2023
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

A ka nevojë vendi për zgjedhje të parakohshme?

Maqedonia e Veriut po përballet me shumë sfida ditëve të fundit ajo që dihet janë skandalet e shumta të njëapasnjëshme, por ajo që nuk dihet është se cili do të jetë fati i ardhshëm i shtetit në çfarë drejtimi do të shkojë e çfarë do të pasojë më tutje.

Shpresa e qytetarëve te qeverisja e ndërruar pas rrënimit të një regjimi ishte që tani në vend do të ketë një klimë të re, me çka skandalet korruptive do të merreshin fund, dhe vendosja e drejtësisë nga organet e drejtësisë do të bëhet në mënyrë të drejtë e jo të selektuar.

Qytetarët kanë humbur besimin në institucionet dhe kjo konstatohet nga anketat që realizohen nga institucione relevante mbi besueshmërinë e qytetarëve. Ku vetëm 8% është besimi i qytetarëve në organet e drejtësisë në vend, ndërkaq nga intervistat direkte të mediave me qytetarë thonë që edhe 8% është shumë, sepse besimi i tyre është 0%.

Situata me pandeminë ka ndikuar në rritjen e rasteve të korrupsionit në sistemin shëndetësor, posaçërisht me nënshkrimin e kontratave për blerje të vaksinave nga kompani ndërkombëtare.

Dyshime për shpërdorim të detyrës janë ngritur edhe kundër ish ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe nga LSDM. Ku gazeta italiane “La Verita”, raportoi se në kontaktet e qeverisë maqedonase dhe prodhuesit kinez të vaksinave, kishte ndërmjetësuar një kompani kin

Ajo që është më aktuale janë dy rastet e fundit të korrupcionit (sekretari i qeverisë dhe prokurorët), hapin shumë dilema në opinion, se çka ndodhi me rastet e mëparshme korruptive dhe shume më të rënda?

Mo luftimi i korrupcionit ka sjellur këtë situatë që rastet korruptive veçmë po plasaohen në publik nga media edhe nga jashtë vendit, por para se të luftohet është edhe më e0 rëndësishme të parandalohet korrupcioni në çdo institucion nga institucionet përgjegjëse, sepse vetëm parandalimi ulë nivelin e korrupcionit. Pra, nuk është e mjaftueshme vetëm të luftohet kur zbulohet por edhe të parandalohet që fare mos të ndodhë.

Por ajo që është e parashtrohet si pyetje e zakonshme si pasojë e kësaj katrahure të krijuar është se çka mëtutje?!

A janë të nevojshme zgjedhjet e parakohshme dhe ndryshimi i qeverisjes në vend?

Maqedonisë së Veriut i duhen reforma thelbësore e serioze duke filluar nga organet e drejtësisë, kthimi i besimit të sigurisë që qytetarët të ndjehen të sigurte në vendin e tyre dhe realisht të kthehet besimi se në shtet funksionojnë institucionet ashtu si duhet. Reforma në shëndetësi e arsim janë të domosdoshme sidomos pas pandemisë ku shëndetësia ishte e rrënuar dhe e pa përgatitu për menaxhim të situatës së krijuar, arsimi ishte buzë greminës sidomos me kalimin e mësimit online nga ai konevndcional.

Nxënës pa mjete digjitale, mësiumdhënës jo të gatshëm për përdorim të mjeteve digjitale dhe rezultati final degradim e shkatërrim të cilësisë në arsim.

Janë reforma që janë jetike për vendin, por përpos kësaj vendi ndodhet edhe në prag të krijimit të një marrëveshjeje të mirë me Bullgarinë me çka do të merrte datën për fillim të negociatave me BE-në, nëse kjo e fundit e heq veton.

Pra, vendi ndodhet përballë ndryshimeve të mëdha që janë të patjetërsueshme për të ndodhur, por a është i mjaftueshëm vetëm kapaciteti i shtetit për t’i arritur këto synime e për t’i bërë këto ndryshime, përgjigjja nuk do mend që do ishte JO.

Për faktin se në situata të tilla kur shteti është i zhytur në baltë dhe nuk funksionon si duhet është i patjetërsueshëm edhe ndihma e faktorit ndërkombëtar për të dhënë përkrahjen e nevojshme për ta ndihmuar Maqedoninë e Veriut drejtë këtij rrugëtimi e përpjekjeve për funksionim normal.

Pra, përpos zgjedhjeve është i nevojshëm edhe kontributi i faktorit ndërkombëtar në kalimin e kësaj situate të rëndë e të errët për Maqedoninë e Veirut./Zhurnal.mk

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss