Friday, August 19, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

A mund të ketë nesër trazira? Ja si përgjigjet ministri Spasovski

Shkup, 13 korrik – MPB do t’i ndërmarrë të gjitha masat për t’i siguruar deputetët dhe shtëpinë ligjvënëse, porositi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski gjatë vizitës së sotme në Vendkalimin kufitar Tabanoc, ku mori pjesë në promovimin e fushatës “Drejto automjetin i pushueshëm”.

Ministria, tha Spasovski, i bën analizat e nevojshme, i grumbullon të dhënat dhe informatat e nevojshme, siç potencoi, lidhur me ngjarjet e mundshme të cilat mund të ndodhin gjatë mbajtjes së mbledhjes. Ai tha se shtëpia ligjvënëse është tempull i demokracisë dhe se atje duhet të paraqiten të gjitha qëndrimet, përmes debatit të të zgjedhurve të popullit të sillen vendimet.

“Gjithsesi se protesta, shprehja publike e qëndrimit personal, mendimit etj., është vlerë demokratike, e drejtë demokratike, megjithatë ajo duhet të jetë edhe në mënyrë demokratike. Demokracia nuk nënkupton sjellje anarkike, përkundrazi, demokracia nënkupton sjellje në suaza të ligjit. U bëj thirrje të gjithëve, para së gjithash organizuesve të këtyre tubimeve, e ata janë VMRO-DPMNE, për shkak se kanë dërguar shkresë para disa ditëve si organizues të atyre tubimeve, gjithsesi këtu janë edhe struktura të tjera politike si E Majta etj., shoqata të qytetarëve, të bëjmë gjithçka që në mënyrë të qetë dhe demokratike të kalojnë të gjitha këto tubime”, deklaroi Spasovski.

Ai u falënderua për përmbajtshëmërinë dhe frymën demokratike të protestave këtyre ditëve të fundit, por edhe porositi se MPB është e gatshme t’i përgjigjet çfarëdo lloji të sfidës së sigurisë me të cilën do të përballet. U bëri thirrje të gjithë pjesëmarrësve në protestë që në mënyrë të qetë dhe dinjitoze ta shprehin qëndrimin e vet.

“Kështu që nuk do të doja absolutisht të bëj kurfarë korrelacioni të cilin e përmendët ju me 27 prillin. Ajo ishte një ditë e zezë në demokracinë e vendit tonë, ditë kur pati tentim të kryhen vrasje të deputetëve, të hyhet në shtëpinë ligjvënëse etj. dhe ai duhet të jetë mësim për ne se si duhet të lëvizim më tutje. Kështu u që bëj thirrje që në mënyrë të qetë dhe demokratike ta shprehin qëndrimin e tyre, ndërsa debati demokratik të zhvillohet përbrenda institucioneve të sistemit, përkatësisht të zhvillohet në Kuvend”, tha Spasovski në pyetjen e gazetarëve.

Ai prësëriti se kanë informata, të dhëna, për, siç theksoi, se si përgatiten grupacione të caktuara për ndryshim të strategjive, se të gjitha të dhënat e grumbulluara po analizohen dhe po përgatitet plan për garantim të sigurisë dhe qetësisë tek qytetarët.

“Jo, kemi informata, kemi të dhëna për atë që po përgatitet, se si po bëhen gati disa grupacione të caktuara në kuadër të të gjitha këtyre organizatave dhe organizuesve të cilët ne i hasim për ndryshim të strategjive të tyre etj., megjithatë të gjitha ato të dhëna, informata po analizohen dhe në bazë të asaj po përgatitet i tërë ai plan i cili duhet të garantojë siguri dhe qetësi tek qytetarët”, tha Spasovski.

Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve, ministri i Punëve të brendshme, tha se në protesta, për nëntë ditë të protestave janë lënduar 54 nëpunës policorë, prej të cilëve, siç theksoi, 11 në mënyrë të rëndë, nëntë kanë pasur lëndime më të rënda, dy lëndime më serioze dhe janë hospitalizuar. Spasovski u bëri thirrje qytetarëve që në mënyrë dinjitoze të sillen ndaj shtetit, ndaj nëpunësve policorë të cilët e ruajnë rendin, sigurinë dhe qetësinë. Duke thënë se siguria nuk është diçka imagjinare, se e ndjejnë qytetarët për tërë atë që po ndodhë në shtet, festa, ngjarje, në komunikacion, etj., ai edhe një herë bëri thirrje të mos sulmohen nëpunësit të cilët e ruajnë Kushtetutën, paqen, stabilitetin e qytetarëve.

“Më pyetët për krahasim të bëjmë në pjesën e ‘Revolucionit të larmë’. E dini se në vitin 2015 ai ‘Revolucion i larmë’ zgjati diku rreth dy muaj. Atëherë patëm gjithsej 13 nëpunës policorë të lënduar me lëndime më të lehta. Kështu që, absolutisht nuk është mirë të ketë asnjë polic të lënduar. Prandaj është me rëndësi që subjektet politike, organizuesit e këtyre protestave të sillen me përgjegjësi dhe qëllimet e veta politike t’i realizojnë përmes mekanizmave demokratike dhe politike të cilat i kanë në dispozicion”, tha Spasovski.

Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve, ai tha se në shtet ka sulme hibride, mes tyre edhe përhapje të lajmeve të rrejshme, propagandë.

“Unë dhashë deklaratë në të cilën thashë dhe sot përsëris se ekzistojnë shumë sulme hibride ndaj Maqedonisë së Veriut dhe posaçërisht në momente kur po vendoset për të ardhmen e këtij shteti. Ato sulme hibride, një nga mekanizmat është edhe përhapja e lajmeve të rrejshme, përhapja e propagandës, para së gjithash në krijimin e mendimit publik. Kështu që, dëshiroj që secili t’i heqë duart nga Maqedonia e Veriut. Ne jemi ata të cilët duhet të vendosin të pavarur për të ardhmen tonë dhe për fatin tonë. Kështu që, kush do qoftë, nëse ata janë përfaqësues rusë, nëse ata janë çfarëdo lloj përfaqësuesish, ta shohin punën e tyre. Gjithsesi se shërbimet tona punojnë aktivisht, bashkëpunojnë, këmbejnë informata, e tëra me qëllim që të ruhet plotësisht siguria e vendit tonë”, deklaroi Spasovski.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.