Tuesday, November 29, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

A po rikthehet besa te Lëvizja Besa si partia e vetme opozitare në kampin shqiptarë, çfarë ndryshoi Tetova me Kasamin në krye?

Shkup, 25 nëntor – Lëvizja Besa është parti e cila ekziston dhe funksion që nga themelimi, mbase nuk është produkt i ndonjë fraksioni apo pakënaqësie përbrenda ndonjë subjekti. Pra, e tillë është themeluar dhe si e tillë po funksionon ende në skenë duke qëndruar më e fuqishme se asnjëherë. Lëvizja Besa në krye me Bilall Kasamin është partia shqiptare e cila arriti ta “dëbojë” partinë më të madhe dhe me kohë më të gjatë në pushtet, BDI-në, nga selia e partisë së tyre, Tetovë. Zhvillime dramatike në skenën politike, kohë kur kanë humbur parimet e idealet kanë filluar diskutimet për përfitimet e mundshme, bashkëngjitje në qeverisje, por ajo që bie në sy është qëndrimi dhe mos lëkundja e Lëvizjes Besa nga vendimi i saj për të qëndruar në opozitë, shkruan Zhurnal.

Kur erdhi në skenë Lëvizja Besa?

Situata politike në Maqedoninë e Veriut në kampin shqiptar ishte dramatike dhe i mungonte një parti opozitare, pasi partia më e madhe shqiptare BDI pati filluar të reflektonte se po kthen në skenë monizmin apo autoritarizmin. Nevoja ishte e patjetërsueshme që shqiptarët e këtij vendi të kenë një opsion tjetër, për të bërë një ndryshim që ishte jetik.

Ndaj kësaj nevoje nuk qëndroi i heshtur dhe duarkryq kryetari i atëhershëm dhe i tanishëm, në vitin 2014, Bilall Kasami, që bashkë me miqtë e tij themeluan partinë më të re shqiptare të quajtur me një emër shpresëdhënës si, Lëvizja Besa, mbase ishte kjo për të cilën më së shumti edhe kishin nevojë shqiptarët, sepse kishte humbur shpresa dhe besa.

Menjëherë pas ardhjes në skenë kjo parti organizoi një ndër protestat më të madhe shqiptare në Shkup, në ditën e 9 Majit për të shënuar ditën e Evropës dhe për të protestuat për drejtësi pas ngjarjeve të 9 Majit në Kumanovë. Pas, kësaj ka pasur edhe dhjetra organizime të tjera me qytetarët e për qytetarët në rrugë si protesta, marshe, vetëm për të dëshmuar se ka kush qëndron krahë shqiptarëve.

Lëvizja Besa po vazhdon rrugëtimin sikurse që e kishte fillimin, po mbetet partia më e fuqishme opozitare-

Bilall Kasami, arriti të kthejë partinë e tij në skenë duke e bërë njëra ndër partitë më faktorizuese shqiptarë. Përderisa zhvillohet garë mes partive politike shqiptare se cila do të futet në Qeveri, dhe cilat pozita do të marrin, Lëvizja Besa ka marr vendim të përgjegjshëm duke lëshuar Qeverinë dhe pozitat që i kishte.

Kjo mbase është edhe shenja kryesore që tregon se ky kryetar dhe kjo parti nuk janë në skenë për të fituar pozita e përfitime partiake, sepse po të njëjtat i kishin por për çështje parimesh i lëshuan.

Sipas sondazheve të fundit Lëvizja Besa ka rezultuar me një ngritje të hovshme duke u rreshtuar si partia e dytë më e madhe shqiptare, pas BDI-së. Me këtë ka kaluar edhe Aleancën për Shqiptarët dhe Alternativen, duke i lënë në fund të listës bashkë me partinë që ka shkuar moti kohë në histori, PDSH-në.

Por, ky rikthim i Lëvizjes Besa në skenë me këtë hov të jashtëzakonshëm, nuk ka ardhur rastësisht, sepse nga kjo parti kanë bërë ndryshime drastike duke u mobilizuar dhe konsoliduar në secilën degë e nëndegë në nivel shteti, me këtë kanë dëshmuar edhe shtrirjen e tyre të gjithanshme në secilin qytet e fshat të banuar me shqiptarë.

Tetova ndryshoi me Bilall Kasamin, ky ndryshim pozitiv është i nevojshëm edhe në qytetet tjera-

Suksesi më i madh i Lëvizjes Besa është mposhtja e partisë më jetëgjatë në pushtet BDI-së, e cila selinë e partisë e ka në Tetovë, por kjo gjë nuk ishte pengesë për kryetarin e Besës, Bilall Kasamin, që ta fitojë BDI-në në këtë qytet, e të bëhet i pari i Komunës. Kjo mbase është një shembull se si këmbëngulja dhe puna serioze sjell rezultate fantastike.

Çfarë ndryshoi në Tetovë me Bilall Kasamin?

  • U bë identifikimi i borxhit të Komunës dhe publikimi në ueb-faqe dhe hapësira publike, që të dinë gjithë qytetarët në çfarë gjendje të mjerueshme e ka lënë kryetarja paraprake Komunën.
  • Mbartja e mbeturinave në kohë, pastrimi, larja e bulevardeve, rrugëve dhe trotuareve gjatë natës.
  • Trotuare dhe hapësira publike të lira. Pronarëve të shitoreve nuk do ju lejohet ekspozimi i mallrave dhe produktet në hapësira publike trotuar, rrugë apo hapësira jo adekuate për shitje.
  • Lehtësimi i komunikacionit urban duke krijuar skemën e rrugëve njëkahëshe, duke vendosur sinjalizimet adekuate dhe kontrollin adekuat policor.
  • Ndalimi i qarkullimit kamionëve edhe mjeteve transportuese të rënda gjatë ditës në qytet
  • Infrastrukturë moderne, lagje me pamje krejtësisht tjetër me standarde evropiane

Menaxhimi i suksesshëm në Tetovë nga Bilall Kasami është dëshmuar me vepra konkrete, jo vetëm me fjalë:

  • Raportim tremujor i kryetarit të komunës rreth kondicionit buxhetor të komunës së Tetovës.
  • Detektimi dhe rishikimi i të gjitha kontratave të kundërligjshme me pasoja financiare për komunën
  • Transmetimi Direkt i seancave të Këshillit komunal, veprim që flet për transparencë.
  • Largimi i shtyllave (sinjalizuese) të korsive për biçikleta, që ishin vendosur në mënyrë të kundërligjshme
  • Parkingu i qytetit përkohësisht pa pagesë, ashtu siç kishte premtuar
  • Zero tolerancë për të punësuarit fiktiv dhe keqpërdoruesit e mjeteve publike
  • Largimi i veturave dhe mjeteve tjera jo funksionale të parkuara me vite nëpër trotuare, rrugë apo vende tjera publike, që kanë bllokuar qytetin
  • Përpilimi i një strategjie për zgjidhje afatgjate të problemit me qentë endacak
  • Rishikimi i planit gjeneral urbanistik dhe atyre detale urbanistike
  • Qeverisje përmes qytetarëve – komunikim të drejtpërdrejtë dhe grumbullim idesh në kohë reale nga qytetarët. Të premten e çdo fund muaji kryetari i komunës dhe bashkëpunëtorët e tij do të realizojnë takim të hapura me qytetarët rreth ideve dhe kërkesave reale të tyre

Me fjalë të tjera ka arrit të përmbush pjesën më të madhe të premtimeve që i ka pasur në fushatë, ka arritur të ringjall Tetovën nga gjendja e mjerueshme që e kishte lënë kryetarja paraprake. Bilall Kasami me menaxhimin e tij për një kohë të shkurtë ka dhënë sinjale se mundet dhe ka kapacitet ta bëjë Tetovën qytet evropian. /Zhurnal.mk

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.