Thursday, May 26, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

A po rrezikohet Ballkani për destabilizim nga paralajmërimet e Rusisë?

Shkup, 14 Prill – A rrezikohet Ballkani nga ndonjë skenar i mundshëm rus? Është pyetje e përditshme që parashtrohet që nga dita e invazionit të Rusisë në Ukrainë, që tashmë kanë hyrë në ditë e 50 që kur sulmi i parë ka ndodhur. Ky rrezik parashihet jo vetëm përshkak që të merren masa preventive nga shtetet e Ballkanit Perëndimor, por edhe nga fakti që dihet se politikat Moskë-Beograd janë të sinkronizuara, shkruan Zhurnal.

Si sinjal rreziku i fundit është paralajmërimi nga Rusia se qëndrimi i Perëndimit mund të jetë shkak i destabilizimit të Bosnjës së pari, e pastaj duke u zgjeruar edhe më shumë.

Ambasada ruse në Sarajevë të mërkurën ka paralajmruar se qëndrimi i Perëndimit mund të shkaktojë “destabilizim” në Bosnje e Hercegovinë, një ditë pasi Përfaqësuesi i Lartë në Bosnjë e Hercegovinë, Christian Schmidt, anuloi një ligj separatist etnik serb.

Reagimi i Moskës pasqyron tensionet në rajonin e paqëndrueshëm të Ballkanit, i ndarë tradicionalisht midis Lindjes dhe Perëndimit, dhe ku Rusia kërkon të zgjerojë ndikimin e saj.

I dërguari më i lartë ndërkombëtar në Bosnje, Christian Schmidt, i cili mbështetet nga Perëndimi, por nuk njihet nga Moska, pezulloi të martën ligjin e diskutueshëm, që shihet si përpjekje e autoriteteve të entitetit të Republikës Sërpska për të transferuar pronën shtetërore në territorin e tyre.

Që nga lufta e viteve 1992-1995, Bosnja përbëhet nga dy gjysma gjysmë të pavarura: Federata Myslimano-Kroate dhe Republika Sërpska e Serbëve. Ata ndajnë institucionet qendrore, derisa secila ka qeverinë e vet.

Sipas ligjit të diskutueshëm, i cili do të hynte në fuqi të enjten, entiteti serb i Bosnjës do të merrte në pronësi pronën e shtetit.

Ambasada ruse në Sarajevë e cilësoi lëvizjen e Schmidt si “të paligjshme” dhe bëri thirrje për anulimin e tij nga bordi drejtues i Këshillit për Zbatimin e Paqes, organ ndërkombëtar që ende mbikëqyr procesin e paqes në Bosnje e Hercegovinë.

“E gjithë përgjegjësia për një destabilizim të mundshëm në Bosnje dhe Hercegovinë do të bjerë mbi përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar”, thuhet në një deklaratë.

Përveç Rusisë, anëtarë të bordit janë Franca, Italia, Japonia, Kanadaja, Gjermania, Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Bashkimi Evropian dhe Organizata e Bashkëpunimit Islamik, e përfaqësuar nga Turqia.

Rusia nuk e njeh legjitimitetin e Schmidt, duke argumentuar se emërimi i tij duhet të ishte miratuar nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së.

Serbët e Bosnjës në dhjetor nisën një proces tërheqjeje nga ushtria e përbashkët e vendit, nga gjyqësori dhe sistemi i taksave. Ajo ngjalli frikën se vendi mund të shpërbëhej apo edhe të fillonte një konflikt i ri.

Por, ajo që krijon pasiguri është çështja se bëhet fjalë për një ligj i cili do të ishte në favor të Serbisë e konkretisht serbeve që jetojnë në Bosnje-Hercegovinë, çfarë e shqetësoi Rusinë që të reagojë për këtë çështje, apo është në kërkim të një preteksti më serioz për të përshkallëzuar edhe në Ballkan situatën konfliktuoze.

Se Rusia dhe Serbia janë aleat të përbetuar u dëshmua pikërisht me rastin e gjenocidit rus mbi Ukrainë, ku të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor vendosën masa sanskionuse ndaj Rusisë, përveç Serbisë.

Prandaj ky partneritet i fuqishëm Mosk-Beograd, gjasat shumë të mëdha janë të shfrytëzohet për destabilizim të rajonit.

Ajo që është e çuditshme, është fakti se si ka mundësi në të njëjtën kohë Serbia e ish Milloshoviçit, aleatja e Putinit mikut të Vuçiqit, në të njëjtën kohë të mbajë qëndrim pro rus e mos t’i vendos sanksione Rusisë, të jetë edhe aleat i Bashkimit Evropian.

Flitet për plan skenar të Serbisë që indirekt do të jetë edhe në favor të Rusisë, sepse në një situatë të tillë Serbia nuk mban qëndrim neutral, por qëndrimi i saj është pro-rus, apo flitet për mungesë sinqeriteti nga krerët e BE-së, që domosdoshmërisht është dashur të kushtëzohet Serbia që t’i vendos sanksione Rusisë.

Se Rusia ka qëllim që konfliktin ta zgjerojë edhe më shumë dëshmohet edhe për porosinë e dërguar Finlandes dhe Suedisë.

Finlanda dhe Suedia kanë arritur mbrëmë në fazën e rëndësishme rrugës drejt anëtarësimit në NATO, ku qeveria finlandeze ia ka dorëzuar një raport ligjvënësve të këtij vendi – e Suedia ka iniciuar një rishikim të politikave të sigurisë.

E lidhur me këto nisma të Suedisë dhe Finlandës, ish-lideri rus Dmitry Medvedev tha se do të ketë pasoja nëse një gjë e tillë ndodhë.

Duke folur në një emision televiziv, Medvedev theksoi se Rusisë do t’i duhet edhe zyrtarisht të zgjeroj listën e oponentëve – duke bërë të ditur se duhet “ndërmarrë masa” në rajon.

E një prej pikave që ka pasur më së shumti mospajtime dhe që nxiti luftën në Ukrainë mes forcave ruse dhe atyre ukrainase, ishin pikërisht ambiciet e Ukrainës që të anëtarësohet në NATO.

Ndërkaq, në Ballkanin Perëndimor deri më tani në NATO janë të anëtarësuar: Shqipëria, Greqia, dhe e fundit Maqedonia e Veriut, ndërsa shtetet jo anëtare janë: Kosova, Serbia dhe Bosnje Hercegovina./Zhurnal.mk

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.