Monday, December 5, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Abdixhiku: Qeveria e ka mbështetjen e LDK-së për aq sa koordinohet me aleatët

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se në takimin mes kryeministri Albin Kurti dhe liderëve opozitarë kryetemë ka qenë gjendja e sigurisë në vend, derisa ka shtuar se nuk është thënë asgjë e re nga deklarimet publike.

Ai ka shtuar se nuk është parë gatishmëri e qeverisë për t’u koordinuar me aleatët ndërkombëtarë.

“Besojmë se koordinimi me Departamentin Amerikan të Shtetit dhe institucionet aleate si në Uashington por edhe Bruksel është zgjidhja e vetme adekaute për situatën”, ka deklaruar Abdixhiku pas takimit, njofton KlanKosova.tv.

“Qeveria nuk duhet të bjerë pre e kurtheve të destabilizimit që burojnë në Beograd por që duhet ngushtë me aleatët që të sigurojë paqen dhe stabilitetin në territorin e vetë. Qeveria do ta ketë mbështetjen e LDK-së për aq sa koordinohet me aleatët”.

Abdixhiku ka theksuar se nuk duhet të bëhet zgjedhje mes ligjshmërisë në vend dhe aleatëve.

“Duhet të zgjidhet edhe ligjshmëria edhe aleatët. Historia na ka treguar se ecja me aleatët i sjell Kosovës avancim. Është akt patriotit të kërkohet koordinimi me ShBA-në. Nuk ka koordinim të tillë nga qeveria derisa nuk ka konfirmim nga aleatët që kjo po ndodh”.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.