Tuesday, November 29, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Abdylshyqyr Abedini, “merakli” i mjaltit por i “verbër” ndaj ligjeve që janë të dëmshme për shqiptarët

Shkup, 1 nëntor – Alternativa, partia shqiptare e cila herë është opozitare e herë në pushtet, e me këtë reflekton që pozitat e kësaj partie ndryshojnë më shpesh se stinët e vitit. Alternativa është pozicionuar në qeveri duke zënë më shumë pozita se sa vota që kishte në zgjedhjet e fundit. Prandaj, kur vjen në pushtet pa besimin e popullit nuk brengosesh fare edhe për fatin e popullit. Raste të tilla ka shumë, por në këtë rast bëhet fjalë për zëvendës ministrin e Bujqësisë, Abdylshyqyr Abedini, i cili tashmë ka një vit që është në këtë pozitë dhe kur shikon punën e tij, sheh vizita në manifestime tradicionale sikurse të jetë anëtar estrade e jo anëtar ekzekutivi, e bëhet krejtësisht i verbër për të reaguar për propozim ligje që janë në dëm të qytetarëve në përgjithësi, e në veçanti të shqiptarëve, shkruan Zhurnal.

Bëhet fjalë për një propozim ligj përmes të cilit parashikohet që toka bujqësore në pronësi private për të cilën konstatohet se nuk është punuar, Ministria e Bujqësisë të jep me qira. E kjo në mënyrë direkte ndërhyn në pronën private të qytetarëve që nëpërmjet ligjeve të tilla në mënyrë graduale “konfiskohen” e shndërrohen pronat private në prona publike.

Por, edhe ky propozim ligj i rrezikshëm e i dëmshëm për qytetarët nuk ndikon te zëvendës ministri aktual nga radhët e Alternativës, Abdylshyqyr Abedini, pasi i njëjti është i zënë duke marrë pjesë në festivale e manifestime tradicionale.

Një propozim ligj i tillë asesi nuk duhet lejuar që të kalojë, pasi në mënyrë direkte dëmton qytetarët e posaçërisht shqiptarët, të cilët kanë braktisur vendin dhe kanë lënë tokat e tyre duke ikur në mërgim për një jetë më të mirë, por mos prezenca e tyre në këtë vend nuk nënkupton që kanë hequr dorë nga pronat e tyre që i kanë të trashëguara e të fituara me djersë.

Toka private punohet ose jo, vendos pronari, Ministria e Bujqësisë duhet të fokusohet në drejtim të asaj që të subvencionojë bujqit duke ndihmuar e lehtësuar që të jetë më e përballueshme dhe fitimprurëse puna të cilën e bëjnë. Por, qasja kërcënuese që po nuk e punove tokën të merret nuk praktikohet as në vendet despotike. Prona private asesi nuk duhet të jetë e prekshme dhe në dispozicion të shtetit e të askujt tjetër, gjithçka private është vetëm private dhe kaq asgjë më tepër, prandaj duhet një sensibilizim i gjithanshëm dhe të ndalohet e mos të lejohet të kalojë në ligj i tillë.

Ish ministri Hoxha më i zëshëm se zëvendës ministri aktual Abedini –

Përderisa zëvendës ministri i Bujqësisë, Abdylshyqyr Abedini, është i zënë me festivale e manifestime, ish ministri i Bujqësisë, Arjanit Hoxha, ka ngritur dhe ka ndarë këtë shqetësim me qytetarët duke apeluar që mos të lejohet që shteti të menaxhon me tokën bujqësore në pronësi private. Madje, sipas tij ky propozim ligj për tokë bujqësore rikthen komunizmin ku nacionalizohej toka private.

Në retrospektivë sjellim edhe disa nga aktivitetet e zëvendësministrit aktual të Bujqësisë, Abdylshyqyr Abedini: Zëvendësministri Abedini mori pjesë në Panairin e mjaltit me moton “Ditët e ëmbla të Tetovës”, nga ku shihet se ka blerë ose ka marrë dhuratë nga bletarët mjaltë, prandaj edhe vlerësohet të jetë “merakli” i mjaltit. Zëvendësministri Abedini së bashku me këshilltarin Trajan Dimkovski morën pjesë në manifestimin e 31-të ,,Ditët e Orizit të Koçanit” 2022. Zëvendësministri Abedini morri pjesë në manifestimin tradicional ,,Vjelja e mollës së Prespës 2022″ që organizohet për herë të 22-të nga ana e Komunës së Resnjës.

Për të qenë korrekt, nuk janë vetëm këto vizita dhe aktivitete që ka realizuar zëvendës ministri sepse ka edhe shumë takime me bujq të zonave të ndryshme, por ajo që nuk e dimë është se gjatë këtyre takimeve a i ka informuar zëvendës ministri për propozim ligjin në fjalë se ata fituan ose jo, patën llogari ose jo, morën ndihmën e duhur nga Ministria e Bujqësisë ose jo, duhet detyrimisht t’i punojnë tokat e tyre sepse Ministria e Bujqësisë i merr dhe i jep me qira.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.