Wednesday, June 29, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Abraham: Scholz duhet t’i bëjë presion të fortë Bullgarisë, ka mekanizma

Shkup, 9 qershor – Besueshmëria e procesit të zgjerimit të BE-së dhe motivimi i Ballkanit Perëndimor për një gjë të tillë mund të rikthehet me fillimin e negociatave për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, thotë deputeti gjerman dhe anëtar i Komisionit për politikë të jashtme të Bundestagut nga radhët e CDU-së, Knut Abraham, në bisedë për Dojçe vele.

Duke iu referuar vizitës së ardhshme të kancelarit gjerman Olaf Sholc në Shkup dhe Sofje, në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për mosmarrëveshjen mes dy vendeve dhe fillimin e bisedimeve të anëtarësimit ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe BE-së, Abraham beson se presioni duhet të jetë mbi Bullgarinë.

“Ne duhet të bëjmë presion të madh mbi miqtë tanë në Sofje dhe të theksojmë se çështjet dypalëshe, siç është problemi maqedono-bullgar, nuk duhet të bllokojnë të gjithë procesin e zgjerimit në Ballkanin Perëndimor,” tha Abraham.

Sipas tij, BE dhe Gjermania kanë mekanizma për ta detyruar Bullgarinë të heqë veton.

“Këtu kam parasysh pritjet e qeverisë bullgare nga BE-ja, por edhe pritshmëritë dypalëshe dhe duhet t’i përdorim për t’ua bërë të qartë miqve tanë në Sofje se ky problem është i tillë që duhet zgjidhur në mënyrë dypalëshe dhe jo në nivel evropian, thotë Abrahami.

Ai beson se të gjitha vendeve kandidate për anëtarësim në BE duhet t’u jepet mundësia për integrim më të ngushtë, në radhë të parë ekonomik, me Unionin para se të bëhen anëtarë. Duke komentuar një ide të tillë të presidentit francez Emanuel Makron, Abraham tha se çështja nuk ishte që ato vende të qëndrojnë jashtë BE-së, por që asociacioni ekonomik të jetë një nga hapat drejt anëtarësimit të plotë.

– Është e rëndësishme që ne në BE të shqyrtojmë modele në të cilat vendet do të miratojnë pjesë të legjislacionit evropian, veçanërisht për tregun e brendshëm, dhe kështu do të mund të përfitojnë nga avantazhet ekonomike të Evropës pa qenë anëtarë të plotë. Një lidhje e tillë apo anëtarësimi në tregun e brendshëm është një hap drejt anëtarësimit të plotë, jo zëvendësim i anëtarësimit të plotë, thotë Knut Abraham

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.