Wednesday, November 29, 2023
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Adele shpreh dëshirën për t’u bërë nënë sërish

Adele është nëna e një djali 10-vjeçar por duket se është gati për të shtuar një anëtar të ri në familje.

Në një video gjatë koncertit të saj në Las Vegas që është bërë virale në Tik Tok, ajo thotë se ka dëshirë të ketë një fëmijë. “Dua vërtet të bëhem nënë së shpejti ndaj sa herë që shoh një emër që më pëlqen, e shënoj në celular”, i thotë Adele një fanseje shtatzënë.

Mesa duket, Adele dhe partneri i saj, Rich Paul, i cili ka 3 fëmijë, po mendojnë ta çojnë lidhjen e tyre në një stad tjetër. Fansja e pyet Adele për emra bebesh (Parker apo Spencer). “S’mund të them Parker sepse Rich i pëlqen ai emër”, iu përgjigj këngëtarja ndërsa shtoi se asaj i pëlqen emri Ray për vajzat.

Nga ana tjetër, Adele është treguar hermetike lidhur me djalin e saj, Angelo James Adkins. Edhe pse nëna e tij është një nga këngëtaret më të njohura në botë, është një nga fëmijët e të famshmëve për të cilin nuk dihet thuajse asgjë.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss