Sunday, December 4, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Ademi: Nuk është koha për zgjedhje, duhet të bisedojmë për të ardhmen tonë

Shkup, 2 nëntor – Të gjitha partitë politike, pavarësisht “bekgraundit” të tyre etnik apo ideologjik duhet të ulen në tryezën e njëjtë dhe të bisedojnë për të ardhmen evropiane të shtetit, deklaroi sot në Kuvend, Arbër Ademi, deputet dhe nënkryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI).

I pyetur lidhur me ftesën e “Besës” deri tek liderët e partive të tjera të shqiptarëve për takim në të cilin do të bisedohet për paraqitjen e përbashkët në kërkesën nga Kushtetuta të fshihet dispozita “20 për qind”, Ademi tha se duhet t’u lihet hapësirë, pa parakushte, pa energji negative, si parti politike të pjekura të ulen në tryezë të njëjtë dhe të bisedojnë për të gjitha çështjet e mundshme të hapura.

Siç tha, për momentin qëllimi është të përforcohet kohezioni social në shtet.

Lidhur me paralajmërimin e VMRO-DPMNE-së se në takimin me kryeministrin Dimitar Kovaçevski në tryezë do të hapet edhe çështja për zgjedhje të parakohshme parlamentare, Ademi tha se tani nuk është koha për zgjedhje.

“Ne maksimalisht jemi të fokusuar në realizimin e asaj që e kemi përcaktuar në program dhe kemi çështje më të rëndësishme se zgjedhjet. Nuk është koha, nuk është e përgjegjshme, nuk është serioze, në kohë të krizës energjetike, ekonomike dhe financiare të flitet për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Duhet të mendojmë të marrim vendime shtetërore të cilat do të sjellin një të nesërme më të mirë për të gjithë qytetarët”, tha Ademi.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.