Landfilli i mbetjeve në Sharrë do të administrohet nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, në Ministrinë e Brendshme.
Këtë lajm e ka bërë të ditur administratori Arjan Baçi në një deklaratë për mediat.
Gjithashtu Baçi deklaroi se ka një problematikë që bashkia Tiranë, Vorë dhe Kavajë nuk kanë shlyer detyrimet prej muajsh.
“Problematikë është që bashkitë e qarkut të Tiranës janë ende debitorë në shoqëri po bëhet muaji i tretë që nuk kanë shlyer detyrimet. I kemi dërguar shkresat për ti vënë para përgjegjësisë për ti kërkuar zbatimin e ligjit. Mos zbatimi do të sillte kaos në mbledhjen e mbjetjeve urbane. Po janë edhe bashkia e Tiranës e Vorës dhe Kavajës”, është shprehur ai.
Ndër të tjera theksoi se do të vazhohet të paguhet çmimi 29 euro/ ton sipas kontratës koncensionare.
Më tej i pyetur nëse do të vazhdojë investimi , Baçi tha se për më shumë të dhëna në lidhje me zbatimin e kontratës duhet të më jepni kohë të shikoj kontratën.