Thursday, August 11, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Aeroplanë dhe anije kineze po realizojnë sulm të simuluar ndaj Tajvanit

Aeroplanët dhe anijet kineze mëngjesin e sotëm kanë kryer stërvitje për të simuluar sulmin në ishullin kryesor të Tajvanit, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit, lajmërojnë mediat britanike.

Ministria tajvaneze kumtoi se disa grupe aeroplanë kinezë ishin zbuluar në ngushticën e Tajvanit dhe disa kishin kaluar vijën qendrore.

Në kumtesë thuhet se Armata e Tajvanit kishte lëshuar një paralajmërim dhe kishte vendosur në gatishmëri forcat e patrullës së zbulimit ajror, anijet detare dhe raketat për të menaxhuar me situatën, dhe mbrëmë vonë gjuajti raketa për të paralajmëruar shtatë dronë që fluturonin mbi ishujt tajvanez Kinmen dhe aeroplanë të paidentifikuar që fluturonin mbi ishullin Macu.

Ministria kumtoi se trupat janë në gatishmëri në të dyja zonat, të cilat ndodhen jo shumë larg brigjeve të Kinës kontinentale, lajmëruan mediat britanike.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.