Wednesday, November 29, 2023
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Aeroplani merr flakë gjatë ngritjes nga aeroporti i New Delhit

Një video e publikuar në mediat sociale tregon momentin e frikshëm që motori i një aeroplani, IndiGo mori flakë teksa po përpiqej të ngrihej nga aeroporti i New Delhi të Indisë.

Aeroplani me pasagjerë – i cili që atëherë ka aterruar në tokë – ishte duke ecur me shpejtësi përgjatë pistës kur flakët dhe shkëndija portokalli shpërthyen.

Sipas AFP, pasagjerët dëgjuan gjithashtu një zhurmë të fortë.

https://youtu.be/Ms05AHJt1y0

Një nga pasagjerët që udhëtonte për në Bengaluru, Priyanka Kumar, publikoi një video të incidentit në Twitter, ku tregohej se zjarri fiket brenda pak çastesh.

“Indigo 6E 2131 Eksperiencë e frikshme në pistën e Delhi!” ka postuar ajo në Twitter. Kjo duhej të ishte një video ngritjeje, por kjo ndodhi”, shkruan ai.

Në përgjigje të postimit në Twitter, linja ajrore tha se i vjen keq për shqetësimin e shkaktuar pasagjerëve.

Policia indiane tha se të gjithë 184 personat në aeroplanin Airbus A-320 janë të sigurt. AFP raportoi se do të kryhej një hetim i detajuar.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss