Wednesday, October 5, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Afganistani po shkon drejt autoritarizmit

Një ekspert për të drejtat e njeriut i Kombeve të Bashkuara tha se kushtet në Afganistan, nën sundimin e talibanëve, po shkojnë “drejt autoritarizmit”, teksa bëri thirrje për ndryshime që të ndalet ky trend.

“Ndalesat e ashpra ndaj të drejtave të grave dhe vajzave, veprimet hakmarrëse ndaj kundërshtarëve dhe kritikëve dhe shtypja e lirisë së shprehjes nga talibanët përbëjnë rrëshqitje drejt autoritarizmit”, tha Richard Bennett, raportues i posaçëm i OKB-së për situatën e të drejtave të njeriut në Afganistan.

Këto komente ai i bëri gjatë takimit të Këshillit për të Drejtat e Njeriut të OKB-së që u mbajt në Gjenevë më 12 shtator.

Ky këshill kishte dhënë mandat për të monitoruar shkeljet e të drejtave të njeriut në Afganistan një vit pasi talibanët morën pushtetin dhe tani ky mandat duhet të shqyrtohet sërish.

Talibanët morën pushtetin në Afganistan në gushtin e vitit 2021. Që atëherë, vajzat afgane nuk lejohen që të shkojnë në shkollë dhe gratë detyrohen që të mbulohen krejtësisht – me përjashtim sytë – gjatë daljeve në publik.

Qeveria e udhëhequr nga talibanët ka vendosur ndalesa të rrepta në qasjen në edukim dhe punësim për gratë dhe vajzat, pavarësisht se fillimisht kishte premtuar se nuk do të vendoste kufizime të tilla.

Më 10 shtator, autoritetet talibane mbyllën shkollat në provincën Paktia për vajzat që vijonin mësimin nga klasa e gjashtë dhe më lartë. Shkollat ishin hapur përkohësisht pas rekomandimeve nga udhëheqësit fisnorë.

Shkolla për vajzat janë mbyllur edhe gjetkë në vend, përfshirë në provincën Gardez.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.