Monday, December 5, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Agjencia për Investime të huaja sikurse zorra qorre, ende pa funksion të njohur!

Shkup, 1 nëntor – Agjencia për Investime të huaja nuk funksion por ekziston për “hatër” të drejtorit. Nëse pyesim se institucionet kanë nevojë për drejtor apo drejtorët kanë nevojë për institucione, nuk duhet cilësuar si pyetje e pakuptimtë. Gjithkund në botë së pari themelohen institucionet e pastaj emërohen drejtorët, në RMV të krijohet përshtypja se militantët partiak me ego të shfrenuar ëndërrojnë të jenë drejtor me kollare me ngjyra, dhe çuditërisht duan ëndrrën ta bëjnë realitet, e kjo krejt me ndihmën e partive politike. Rast konkret është Agjencia për Investime të huaja që si institucion ngjanë se ekziston vetëm që Bekim Emini të vishet me petkun e drejtorit, shkruan Zhurnal.

Agjencia për Investime të Huaja sikurse zorra qorre(apendicti). Apendiksi është një organ i vogël, i ngjashëm me zorrën, i bashkangjitur në pjesën e parë të zorrëve të trasha, nuk ka funksion të njohur ende. Dallimi mes zorrës qorre dhe këtij institucioni qëndron vetëm se agjencisë i dihet funksioni por askund nuk i shihet me ndonjë punë apo rezultat të prekshëm.

Agjencia për Investime të Huaja (Invest North Macedonia) është themeluar në vitin 2005 si agjenci zyrtare qeveritare për investime te huaja dhe promovimin e eksportit, gjithashtu përgjegjëse për tërheqjen e investimeve të huaja dhe mbështetjen e eksportit në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Misioni i kësaj agjencie është të inkurajojë dhe mbështes investime të reja, të huaja dhe direkte në vend, të vendosin dhe forcojnë bashkëpunimin e biznesit me furnizuesit vendas dhe të promovojë potencialin e eksportit të kompanive vendase në tregjet e huaja.

Kujtojmë që, Agjencia e Lajmeve Zhurnal, ka tentuar disa herë të kontaktojë me përgjegjësitë e kësaj agjencie të papërgjegjshme kanë refuzuar dhe nuk janë përgjigjur thirrjeve tona. Me këso veprime injorimi flasin qartazi se nuk janë në gjendje për të krijuar qasje mediave pasi me të vërtet institucionin e kanë sjellë në një kaos, që lirshëm mund të thuhet më mirë mos të ekzistojë fare ky institucion sepse edhe kur ekziston reflekton sikur mos të jetë fare në funksion.

Sa ka arritur të përmbushet misioni i agjencisë nga ana e drejtorit të ri?

Bekim Emini është drejtori i kësaj agjencie i cili si emër është pak i njohur për publikun për të mos thënë aspak, pasi është i padukshëm në media e askund tjetër, jo nga frika por ngase nuk ka çfarë të ndajë e të tregojë për punën e bërë përgjatë kësaj periudhe që është i pari i agjencisë.

Për të kuptuar për punën e bërë nga kjo agjenci nuk duhet ndonjë hulumtim i thelluar, thjesht të futemi në faqen e tyre zyrtare dhe kuptojmë që kjo agjenci është themeluar për të “rahatuar” ndonjë militant partiak për ta shpërblyer me pozitë drejtori.

E kjo është për keqardhje sepse rëndësia e këtij institucioni është jetike për vendin, ky institucion bartë emër të rëndësishëm e përbrenda është i boshadisur nga mungesa e aktivitete që kanë për synim përmbushjen e qëllimit dhe misionit për të cilin edhe duhej normalisht të ekzistojë ky institucion.

Pra, kur futesh në faqen zyrtare të internetit të kësaj agjencie tek aktivitetet e fundit sheh ngjarje të ish drejtorit, i cili tashmë më shumë se një vit nuk është në këtë agjenci, dhe kjo lë për të kuptuar që drejtori i tanishëm nuk merret fare me këtë agjenci.

Agjencia për Investime të huaja në letargji të thellë-

Tanimë veçse është e qartë se cili është funksioni dhe misioni i kësaj agjencie, por ajo që ende mbetet enigmatike është puna që është dashtë të bëhet nga ky institucion. Mungesa e punëve dhe rezultateve konkrete të bind se kjo agjenci është në letargji.

Kujtojmë që, sipas Bankës Popullore gjatë viteve të fundit në Maqedoninë e Veriut kishte një rënie të madhe për sa i përket investimeve të huaja, ku janë regjistruar minus 14.7 milionë euro. Edhe përkundër faktit që Maqedonia e Veriut është një vend i vogël sërish ofron kushte optimale për investitorët, por ajo që mungon është një strategji e mirëfilltë për të tërhequr sa më shumë investitorë të huaj, por kjo gjë fatkeqësisht nuk po ndodhë.

Maqedonia e Veriut është shtet anëtar i Aleancës më të madhe ushtarake në botë NATO-s, dhe kjo garanton stabilitet dhe siguri për investitorët, vendi ka 14 zona të lira për të investuar kompani të ndryshme duke ju ofruar një kosto të ulët për tokën por edhe për klasën punëtore, por edhe kur janë të pjekura gjitha kushtet dhe mundësit investitorët mungojnë sepse edhe udhëheqësit e institucionin më përgjegjës në këtë rast, Agjencisë për Investime të huaja, mungojnë dhe nuk janë askund.

Deri sa në këtë Agjenci të ketë mungesë përgjegjësie dhe llogaridhënie, nuk do të shtohen investimet e huaja, vetëm sa do të pakësohen, madje edhe këto investime aktive që janë bërë më herët do të tkurren si pasojë e mos koordinimit të duhur për të ofruar ndihmën e nevojshme. /Zhurnal.mk

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.