Thursday, August 11, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

AGJPP është pjesë e Rrjetit Rajonal të gjyqtarëve për barazi gjinore

Shkup, 12 korrik – Me nënshkrimin e Memorandumit për bashkëpunim me Qendrën AIRE, Akademia e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve Publikë të Republikës së Maqedonisë së Veriut bëhet pjesë e iniciativës për themelimin e Rrjetit Rajonal të Gjyqtarëve të dedikuar për forcimin e barazisë gjinore.

Iniciativa, siç informohet nga Akademia e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve Publikë, është iniciuar në fillim të muajit prill të këtij viti në Forumin Gjyqësor për Barazi Gjinore të mbajtur në Budva, ku kërkohet një qasje e koordinuar në edukimin e bartësve të funksioneve gjyqësore për këtë çështje në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Nëpërmjet marrëveshjeve dypalëshe, qendra AIRE ra dakord për bashkëpunim me institucionet për edukimin e gjyqtarëve nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Kosova, Serbia dhe Mali i Zi, gjë që, siç thonë ata, është themeli i aktiviteteve të Rrjetit.

Zbatimi i kësaj nisme mbështetet nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.