Tetovë, 30 shtator – Në ditën e katërt të kërkimeve të djalit të familjes Ramadani i cili me veturën e tij përfundoi në ujërat e lumit Vardar në Zhelinê, ka reaguar kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, i cili nëpërmes një statusi në “Facebook”, ka kërkuar që aksionit për gjetjen e të riut ti bashkohen qytetarët që e njohin terrenin ku ka ndodhue ngjarja..
Ka shtuar se është në komunikim me institucionet të cilat sipas Ahmetit janë duke dhënë maksimumin për të gjetur Erdoanin.
Ka shkruar se të gjithë së bashku duhet të jemi afër familjes Ramadani në këto momente të vështira për ata.
Reagimi i plotë:
“Po bëhen sot katër ditë që kur familja Ramadani nga Kumanova po kërkon djalin e tyre Erdoanin në ujërat e lumit Vardar pranë autostradës Shkup – Zhelinë.
Jam në komunikim me të gjitha institucionet kompetente që janë vënë në kërkim të tij dhe të cilët më kanë njoftuar se janë duke përdorur të gjitha mekanizmat e nevojshme, por për efikasitet më të madh veprimi apeloj deri te të gjithë qytetarët e zonave përreth që e njohin mirë këtë terren të ndihmojnë institucionet në procesin e kërkimit.
Në këto momente të vështira qëndroj pranë familjes Ramadani dhe shpresoj në gjetjen sa më të shpejtë të Erdanit.