Monday, May 29, 2023
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Ahmeti nga Çairi: Kemi tejkaluar veten për shumë çështje, sepse uniteti të bën të rëndësishëm

Shkup, 20 mars – Sonte, Bashkimi Demokratik për Integrim dhe kryetari Ali Ahmeti kanë mbajtur tubim në Çair në një pritje të madhe nga aktivistët e BDI. Para të pranishmëve fjalë rasti ka mbajtur vet kryetari i BDI Ahmeti.

Fjalimi i kreut të BDI-së:

“Do doja të ndaj një gëzim sonte me të gjithë ju për arritjen historike që Kosova bëri më 18 mars në Ohër, duke hapur shtigjet drejt anëtarësimit në institucionet ndërkombëtare që nga BE, NATO e deri në OKB. Kjo është marrëveshja që siguron rrugën e sigurtë të Kosovës, ndaj urime kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe gjithë popullit, sepse Kosova ka pasur legjitimitetin por tashmë Kosova ka legjitimitet, sovranitet dhe është shtet sovran. Ndaj ju uroj punë të mbarë.

Ne 20 vite kemi punuar që njerëzit të jenë bashkë, ndaj sonte u ndala edhe në Çair si vazhdë e takimeve që kam pasur nga Pollogu e deri në Shkup. Kohëve të fundit shumë po ju ngelet hatri, por te unë kthim prapa ska! Unë respektoj vendimet e shumicës së organeve partiake, por unë nuk mund të dal nga rruga e trasuar me gjak e me vlera, ndaj një përshëndetje speciale shkon për bashkëluftëtarët e mi dhe familjet e dëshmorëve.

Misioni ynë nisi për bashkim, për të ju dhënë shqiptarëve atë që e kanë merituar historikisht, lirinë, drejtësinë, barazinë, sepse fjala e lirë dhe mendimi pa kufi është anarki! Unë, Talat Xhaferi dhe të gjithë si në, duhet të punojmë që këtë rrugë të ua shtrojmë e begatojmë gjeneratave të reja sepse kohërat kanë ndryshuar. Sot kërkohet arsimim, cilësi e ekspertë, ndaj unë jam shumë krenar me ekipin që ka BDI në qeveri, dhe këtë krenari ma shton më shumë kur marr komplimente nga përfaqësuesit ndërkombëtar se sa imazh të mirë kemi. Ne duhet të mbështesim gjithë ato kuadro profesionale që të tregojnë aftësitë e tyre, jo të ngulfasim BDI-në, sepse kemi 100 mijë deri në 152 mijë votues këtu e në 20 vitet e ardhshme… Hapni krahët dhe pranoni të rinjtë, pranoni të ardhmen, sepse nuk mund të jemi pjesë e Europës pa cilësi e kuadro profesionale.

Në vitin 2001 më thoshin po çka të duhet Arbën Xhaferi e Imer Imeri, JO, na duheshin sepse neve na duhej bashkim dhe unitet më shumë se kurrë. Kemi tejkaluar veten për shumë çështje, sepse uniteti të bën të rëndësishëm, sepse ne kemi përgjegjësi morale e kombëtare që shqiptarët të jenë aty ku e meritojnë. Ne nuk vijmë nga kancelaritë e as ekranet televizive, por vijmë nga ushtritë e lufta, për të përmbysur një sistem të vjetër e për të vendosur sistemin e barazisë. Frontit për BDI nuk duhet të frikësohet askush.

Kam folur me shume liderë politike, ju kam thënë t’i lënë anash inatet e dokrrat, por të bashkohemi e ta bëjmë këtë vend Europë, sepse anëtarësimi i vendit tonë në BE është shërbimi më i madh që mund të ju bëjmë familjeve shqiptare duke ndalur emigracionin. Nuk ndalet rruga drejt BE-së me propaganda, ndaj Artan, ne nuk jemi tren por jemi uragan i pandalshëm,  mos i dilni para urganit se ju shkelë, tha Ahmeti.

Kryeparlamentari, Talat Xhaferi nga tubimi partiak i BDI-së në Çair, i është përgjigjur Izet Mexhitit të Grupit të zjarrit ku nga Gostivari bëri thirrje që Xhaferi t’i mbajë duart larg nga bastoret.

Xhaferi foli në emrin e zëvendëskryeministrit Artan Grubi dhe ministrit të Financave Fatmir Besimi.

“Mua, Artan Grubit na kanë etiketuar për bastoret dhe Fatmir Besimin. Në emrin e të treve mund të them jo që duart i kemi larg nga bastoret, jo që jemi larg nga kazinot, por shpirtërisht jemi duke punuar që të vëmë në funksion kërkesën e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, që ato kazino, ato bastore të largohen ku dhe ishte zotimi i BDI-së në zgjedhjet paraprake. Ishte kërkesë e lëvizjes Anti-bixhos. Ne nuk merremi me fjalë, por me vepra. Me miratimin e atij Ligji do të vendosim në vendin e duhur kërkesën tuaj”, tha Xhaferi.

Nga ana tjetër, Diplomati i lartë ministrit Osmani tha “Përcjellja z.Ahmetit, se asgjë në rajon nuk bëhet pa ju”

“Sot në mëngjes u zgjova me një porosi që mora në telefonin tim. Nuk do e nisja kështu po të mos ishte njëri prej personaliteteve në politikën botërore, i cili më kishte shkruar shkurt: Urime për të shtunën në Ohër. Përcjellja z.Ahmetit, se asgjë në rajon nuk bëhet pa ju.

Kështu e ka nisur fjalën e tij në Shkup, kryediplomati Bujar Osmani në tubimin partiak me qytetarë.

“Jam falënderues ndaj Ahmetit për besimin që më tha të jem koordinues i këtij aktiviteti. Çdo banor i Çairit ka ndjerë dorën e ngrohtë të Ali Ahmetit, investuar në arsimin, formim të kuadrove që na bëjnë krenar, ndaj faleminderit Ali Ahmeti. Aktivistët e Çairit janë besnik ndaj politikave dhe misioneve tuaja, politikave vizionare që gjithmonë triumfojnë. Jemi të mobilizuar një për një, jemi entuziast për partinë tonë. Jemi shtet kryesues me OSBE, jemi në NATO, jemi shtet i marrëveshjeve të mëdha, e do të jemi dhe në BE. Vetë prezenca e Ali Ahmetit i dha peshë ditës së shtunë, kur i tha delegacionit Kosovar se ne jemi krah jush në çdo vendim përparimtarë për vendin”, tha Osmani.

Ministri Osmani ka folur për rëndësinë e faktorit shqiptar dhe të Ali Ahmetit në proceset e rëndësishme politike.”

Nga ana tjetër, Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë dhe zyrtari i lartë i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) – Artan Grubi në tubimin “Bashkë për Europë” të liderit Ali Ahmeti me qytetarë dhe strukturat partiake në Çair të Shkupit tha se sonte jemi këtu sepse kemi nevojë për pajtim e unifikim, jo për përçarje dhe ndarje.

Ai shtoi, se dora e tij mbetet e shtruar, sepse ai nuk ka mëri dhe hatërmbetje”.

“Mirë se erdhet te mahalla e çunit! Ky çuni i kësaj mahalle me shumë çuna e çupa tjerë, para dy viteve bënim thirrje të votojmë kandidatin e propozuar nga Ali Ahmeti, sepse ne e kemi ndarë mendjen të jemi të rënditur si fishekë në karikator. Sonte jemi këtu sepse kemi nevojë për pajtim e unifikim, jo për përcarje dhe ndarje. Dora ime mbetet e shtruar, sepse unë nuk kam mëri e hatërmbetje, jemi mësuar të jemi bashkë sepse ashtu e do koha dhe është momenti i duhur. Asgje nuk filloi dhe nuk do të përfundoj as me mua e as me dikë tjetër, vetëm fryma e Ali Ahmetit duhet të jetë e përjetshme sepse është më e mira për shqiptarët. BDI ka frymëzuar në cdo gjenerate, ndaj nuk ulim më nivel, por garojmë për nivele më të larta. Na lini të punojmë, mos u bëni mashë në dorë të huaj! Shpërndamë administratorët, ua njohëm diplomat, zbatuam gjuhën shqipe, u bë regjistrimi, u themeluan institucione shqiptare, tejkaluam krizën e Covid-it dhe krizën energjetike, rritem pagat e ulën papunësinë, realizuam buxhetin shtetëror në përpikmëri, ndajmë fonde rekorde për Korridorin 8 dhe rrugën e Bllacës, e shumë investime të tjera. Asnjë projekt nuk ngec për arsye të Qeverisë, përkundrazi investojmë në zonat shqiptare! Do largohen dhe kazinot 500 metra nga shkollat dhe xhamitë. Nuk mund të rri pa përmendur një moment epik, u shfaq një skepticizem se s’do bëhet korridori 8, por u nënshkrua kontrata për projektin më të madh infrastrukturor që nga Maqedonia e pavarur, sepse bashkohemi me Kosovën dhe Shqipërinë”, deklaroi Grubi.

Ai në fund shtoi se ajo çka bëjne ata sot e përcakton të ardhmen, ndaj duam të mbahemi mend që i kemi qëndruar pranë rilindasit të fundit të popullit tonë, Ali Ahmetit! E pamë në video nje tunel me drite në fund, zakonisht drita simbolizon shpresën, mirëpo unë do thoja se: Trenit nuk i dilet përpara”, tha Grubi.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss