Tuesday, November 29, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Ahmeti përgëzon Kosovën dhe Serbinë për arritjen e marrëveshjes: Koha që t’u jepet fund kontesteve

Shkup, 24 Nëntor – Kryetari i BDI Ali Ahmeti ka përshëndetur arritjen e marrëveshjeve për targat mes Kosovës dhe Serbisë duke thënë se kështu bëhet hapi drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Përgëzoj të dyja palët për guximin, duke uruar që mbi këtë rrugë progresive të mirëkuptimit të vazhdojnë procesin e negocimit mbi propozimin franko – gjerman deri në finalizimin e procesit pa alternativë tjetër, atë të njohjes së ndërsjelltë, ka shkruar mes tjerave Ahmeti.

Kosova dhe Serbia me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian arritën marrëveshje mbi çështjen e targave duke bërë kështu hapin e nevojshëm drejt normalizimit të marrëdhënieve mes tyre.

Përgëzoj të dyja palët për guximin, duke uruar që mbi këtë rrugë progresive të mirëkuptimit të vazhdojnë procesin e negocimit mbi propozimin franko – gjerman deri në finalizimin e procesit pa alternativë tjetër, atë të njohjes së ndërsjelltë.

Është koha që t’u jepet fund kontesteve, të ndërtohet e ardhmja e sigurt dhe përparimtare drejt një horizonti, atë të integrimit në Bashkimin Europian!

https://www.facebook.com/photo?fbid=677318833762242&set=a.465898708237590

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.