Thursday, July 7, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Aksident në magjistralen Tetovë-Gostivar, shoferi është lënduar rëndë

Sonte rreth orës 19 në magjistralen Tetovë-Gostivar është lënduar rëndë një banor i Zherovjanit, i cili ka dalë me veturë nga korsia. Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin për në Zherovjan dhe automjeti është përplasur me një shtyllë betoni.

“Vetura e tipit ‘Volkswagen Golf’ me targa të Tetovës e drejtuar nga I.A. (49) nga Zherovjani ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Në aksident shoferi I.A. i cili ka qenë i vetëm në automjet ka marrë lëndime të rënda trupore të cilat u konstatuan në Spitalin Klinik të Tetovës”, njofton Marjan Josifoski, zëdhënës në SPB Tetovë.

Për nxjerrjen e të lënduarit nga automjeti janë thirrur zjarrfikësit nga Tetova.

Në vendin e ngjarjes SPB Tetovë po zhvillon hetimet e mëtejme të aksidentit.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.