Shkup, 20 prill – Gjatë javës në komunën e Shkupit, Çair, çdo ditë zhvillohen aktivitete në kuadër të aksionit për pastrim të përgjithshëm pranveror të organizuar nga Qyteti i Shkupit dhe ndërmarrjet publike të qytetit.
Ekipet e NP Higjiena Komunale-Shkup gjatë aksionit kanë larguar 10 metra
kub mbeturina nga një deponi ilegale e lokalizuar në rrugën Arqipeshkvi
Dositej.
NP Higjiena Komunale-Shkup realizon aktivitete për fshirje dhe larje
manuale dhe makinerike të bulevardeve dhe rrugëve në këtë komunë të
Shkupit:
• Bul. Krste Misirkov
• Bul. Cvetan Dimov
• Bul. Hristijan Todorovski-Karposh
• Bul. Brigada Maqedono-Kosovare
• Rr. Brigada e Dytë Maqedonase
• Rr. Kemal Sejfula
Në të njëjtën kohë, ekipet e Ndërmarrjes lajnë dhe dezinfektojnë kontejnerët e vendosur në hapësira publike, përfshirë mikrolokacionet e tyre. Që nga fillimi i aksionit në kontejnerët e posaçëm të vendosur nga Ndërmarrja Publike Higjiena Komunale-Shkup, banorët e Komunës së Çairit kanë hedhur përafërsisht 20 metra kub mbetje të rënda./Zhurnal.mk


