Friday, February 23, 2024
spot_img

Latest Posts

Aktivistët mbështetës të Palestinës “okupuan” për pak kohë Muzeun e Arteve Moderne në New York

Qindra aktivistë mbështetës të Palestinës në New York të SHBA-së “okupuan” për pak kohë Muzeun e Arteve Moderne (MoMA) të njohur botërisht, për ndalimin e sulmeve të Izraelit ndaj Gazës, raporton Anadolu.

Mbështetësit pro-Palestinës, për të ngritur zërin ndaj botës për krimin kundër njerëzimit që ka kryer Izraeli në Gaza dhe që gjykohet për gjenocid, këtë herë mbajtën protestë përballë drejtuesve të MoMA një prej muzeve më të famshëm të New Yorkut.

Aktivistët, kryesisht amerikanë që çdo herë provojnë mënyra të ndryshme, vendosën një flamur gjigant me mbishkrimin “Palestina e Lirë” në sallën e hyrjes së MoMA-s që vizitohet nga miliona artdashës çdo vit. Po ashtu aktivistët kërkuan dorëheqjen e disa anëtarëve të Bordit drejtues të muzeut me arsyen se “ofrojnë mbështetje ndaj pushtimit sionist dhe gjenocidit”.

Duke mbajtur një pankartë të zezë me mbishkrimin “Punonjësit e kulturës janë pranë Gazës”, protestuesit kërkuan heqjen e bllokadës ndaj Gazës dhe përfundimin e “bashkëfajësinë artistike” të kryer për Izraelin.

Grupi i cili prezantohet si “Populli i New Yorkut” në një deklarate të shpërndarë për vizitorët e muzeut ka shkruar “Ndërsa MoMa mbron ideologjitë e ndryshimit dhe kreativitetit, Bordi i Administrimit financon drejtpërdrejt pushtimin sionist me rrugën e prodhimit të armëve, lobimit dhe investim të korporatës”.

“Arti nuk duhet të jetë në perde mjegulle kundër gjenocidit”, thuhet në deklaratën në të cilën kërkohet që anëtarët e Bordit që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me gjenocidin, racizmin dhe kolonializmin e kolonëve, të japin menjëherë dorëheqje.

Në postimin e Lëvizjes Rinore të Palestinës të cilët kanë paraqitur pamjet e protestës në faqen e medias sociale X, thuhet se numri i aktivistëve që “okupuan” përkohësisht MoMa-n ishin rreth 800 persona dhe se Izraeli është përgatitur për operacion kundër qytetit Rafah në të cilin janë strehuar mbi 1 milion refugjatë në Gaza.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss