Wednesday, February 21, 2024
spot_img

Latest Posts

Aktivitet promovues për Festën e Pranverës

Të mërkurën, Grupi Mediatik i Kinës (CMG) zhvilloi në Kenia aktivitetin e promovimit të galasë me rastin e Festës së Pranverës, “Preludi i galasë, bota shikon galanë e festës”. Në këtë aktivitet ishin të pranishëm zv.sekretarja e përgjithshme e OKB-së dhe drejtorja e përgjithshme e Zyrës së OKB-së në Najrobi Zainab Hawa Bangura, përfaqësuesi i përhershëm i Kinës në UNEP e UN-Habitat dhe ambasadori i Kinës në Kenia Zhou Pingjian, i dërguari i posaçëm i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së për Rajonin e Liqeneve të Mëdha të Afrikës Xia Huang, si edhe diplomatët e vendeve të ndryshme dhe zyrtarë të OKB-së në Kenia.

Në videofjalimin e rastit, drejtori i CMG-së Shen Haixiong u shpreh që, pak kohë më parë, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi një rezolutë, ku caktohet Festa e Pranverës si ditë pushimi e OKB-së. Kjo tregon forcën tërheqëse të qytetërimit kinez dhe kulturës lindore, si edhe mbrojtjen që u bën OKB-ja vlerave kulturore të larmishme dhe përfshirëse. Galaja e Festës së Pranverës është zhvilluar për 41 vjet dhe ka lënë përshtypje të bukura te breza të shumtë shikuesish, duke u bërë një kartëvizitë e kulturës kineze. Sivjet, CMG-ja do të zhvillojë një gala me modelin “Ide+art+teknologji”, do të përgatitë një banket festiv kulturor e do të nxitë përhapjen e kësaj galaje me “mijëra ekrane jashtë vendit”, me synim që të ndajë elegancën e veçantë të Festës së Pranverës dhe kulturës kineze me tërë botën. “Populli kinez është në një udhëtim të ri në epokën e re dhe në Vitin e Loogut do të festojë 75-vjetorin e krijimit të Republikës Popullore të Kinës. CMG-ja është e gatshme që, bashkë me miqtë afrikanë, të nxitë procesin e modernizimit dhe të japë kontribut për ndërtimin e komunitetit me fate të përbashkëta Kinë-Afrikë,” vuri në dukje Shen Haixiong.

Ndërsa zv.sekretarja e përgjithshme e OKB-së dhe drejtorja e përgjithshme e Zyrës së OKB-së në Najrobi Zainab Hawa Bangura u shpreh që ky vit shënon herën e parë në historinë e OKB-së që Festa e Pranverës është caktuar si një ditë pushimi e OKB-së. Në emër të Zyrës së OKB-së në Najrobi, ajo i uroi të gjithë që ta kremtojnë këtë festë me paqe, begati dhe lumturi.

Përfaqësuesi i përhershëm i Kinës në UNEP e UN-Habitat dhe ambasadori i Kinës në Kenia Zhou Pingjian u shpreh nga ana e tij që Festa e Pranverës simbolizon bashkimin e begatinë, pasqyron frymën e harmonisë dhe paqes të kulturës kineze, si edhe dashurinë e kinezëve për familjen dhe atdheun. Festa e Pranverës është një festë kineze dhe globale. Rreth 20 vende e kanë caktuar atë si një pushim zyrtar dhe aktivitetet përkatëse lidhur me Festën e Pranverës zhvillohen në afro 200 vende dhe rajone, duke u bërë një veprimtari kulturore globale që sjell përvoja të gëzuara për popujt e botës. Festa e Pranverës është bërë zyrtarisht një festë e OKB-së, çka ndihmon për nxitjen e shkëmbimeve dhe mësimit të ndërsjellë mes qytetërimeve të ndryshme të botës dhe ndihmon për të vlerësuar më mirë gjerësinë, thellësinë dhe pasurinë e qytetërimit njerëzor. “Ne jemi të kënaqur që kremtojmë Festën e Pranverës së bashku me OKB-së dhe tërë botën. Ne shpresojmë që qytetërimet e ndryshme të bashkëjetojnë në harmoni dhe të arrijnë sukses të ndërsjellë. Popujt e të gjitha vendeve mund të ecin zemër më zemër e dorë për dorë, të zbatojnë së bashku Nismën e Qytetërimit Global dhe të nxisin aktivisht ndërtimin e një komuniteti me fate të përbashkëta të njerëzimit,” u shpreh Zhou Pingjian.
Kaligrafi i njohur kinez Su Shishu bëri bukurshkrim mbi këtë aktivitet, duke treguar elegancën artistike të kulturës kineze.

Në këtë aktivitet, pedagogët dhe studentët e Institutit “Konfucit” në Universitetin e Najrobit interpetuan Vallen e Luanit dhe operën e ndërrimit të maskave, ndërsa një i ri kenian luajti me veglën muzikore kineze me tela guzheng, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë e duke tërhequr shumë njerëz ta provojnë vetë kulturën tradicionale kineze.

Media zyrtare e OKB-së, KBC TV dhe media të tjera kryesore keniane dhe afrikane bënë njoftime mbi aktivitetin, që u ndoq nga mbi 300 milionë shikues.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss