Wednesday, October 5, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Aktivitete në institucionet arsimore me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Paqes

Shkup, 21 shtator – Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Paqes, MEGJASHI sot në bashkëpunim me institucionet arsimore realizon një sërë aktivitetesh të ndryshme në Shkup, Dibër, Gostivar, Veles, Makedonski Brod dhe Vinicë, duke theksuar kuptimin e vërtetë të paqes si vlerë në sistemin arsimor dhe më gjerë.

Në SHMMQSH “Dr. Pançe Karagjozov” në ora 13 do të organizohet marshim nëpër qendrën e Shkupit me pankarta dhe bluza të bardha me mesazhe paqeje.

Në SHFK “Stiv Naumov” Shkup, nga ora 9 deri në 12 me altoparlant do të lexohet referat, do të zbulohet murali i ri i punuar nga studentët.

Në SHFK “Jashar Bej Shkupi”, nxënës nga tri klasa të ndryshme do të organizojnë marsh të paqes me mesazhe të shkruara në pankarta në gjuhët maqedonase, shqipe dhe turke.

SHMK “Vanço Prke” Vinicë do të zhvillojë aktivitet me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Paqes – “Rendevu i Paqes”. Ky aktivitet do të realizohet së bashku me nxënësit e SHMK “Shën Naum i Ohrit”.

Shkolla e mesme ekonomike “Gostivar” së bashku me gjimnazin “Gostivar” organizojnë një marsh paqeje nën moton “Paqja nuk ka çmim”.

SHMK “Koço Racin” nga Velesi do të mbajë paradë të paqes me të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit të mërkurën në ora 13:30.

Paradës do t’i bashkohen nxënësit dhe mësimdhënësit nga SHMK “Dimitria Çupovski”.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.