Monday, February 6, 2023
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Akuzat për furnizim të Rusisë me dronë, Irani kërcënon Zelenskyn

Regjimi iranian ka lëshuar një deklaratë kërcënuese një ditë pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e akuzoi Teheranin për furnizimin të Rusisë me qindra dronë vdekjeprurës për përdorim në Ukrainë, raportoi NYP.

Një zyrtar i Iranit mohoi akuzat dhe paralajmëroi se “durimi” i regjimit për pretendime të tilla “nuk është i pafund”.

“Zelensky duhet ta dijë se durimi strategjik i Iranit për akuza të tilla të pabaza, nuk është i pafund”, ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Nasser Kanaani.

Kanaani shtoi se Zelensky duhet “të nxjerrë mësim nga fati i disa liderëve të tjerë politikë të cilët e kënaqnin veten me mbështetjen e SHBA-së”.

Presidenti ukrainas e akuzoi Rusinë se ka gjetur një aleat “gjenocidal” në Iran.

“Kur Rusia nuk mund t’i arrijë qytetet tona me artilerinë e saj, tenton t’i shkatërrojë me sulme raketore. Për më shumë, Rusia ka gjetur një aleat në politikën e saj gjenocidale – Iranin”, ka deklaruar Zelensky.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss