Thursday, February 9, 2023
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Aliti pret zgjidhje të re për ligjin për ASHMAA deri në fund të prillit

Shkup, 25 janar – Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Admirim Aliti pret që deri në fund të prillit të arrihet zgjidhje e re ligjore për Ligjin për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele.

“Për Ligjin për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele i cili është në Ministrinë tonë, ndërsa i cili duhet të harmonizohet me direktivën e BE-së për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele nga viti 2018 është formuar grup i ekspertëve me mbështetje nga zyra e Komisionit Evropian në Shkup, dhe aty kemi ekspertë nga jashtë, ekspertë lokalë, si dhe nga ministria jonë. Bashkë punojnë dhe target e kemi afatin që deri në fund të prillit të gjejmë zgjidhje të re ligjore”, deklaroi Aliti para fillimit të ngjarjes për prezantim publik të projektit të BE-së “BE-ja për lirinë e shprehjes: harmonizimi i legjislacionit nacional për media me të drejtën e BE-së dhe standardet mediatike evropiane”.

Qasja e tyre, siç tha ministri, është më shumë kërkesat të vijnë nga ekspertët, fella mediatike dhe për këtë sistemi, theksoi është shumë gjithëpërfshirës.

“Duam që të gjitha kërkesat të na vijnë nga vetë ekspertët dhe nga mediat, kështu që kur do të kemi draft të finalizuar, ndërsa ai do të jetë ndoshta deri në fund të marsit, do të kemi disa debate publike ku do të shohim nëse duhet të shtohet diçka”, tha Aliti.

Në lidhje me nenin 112 të Ligjit, Aliti tha se nuk ka qëndrim final, sepse në atë pjesë mendimet e gazetarëve janë të ndara.

“Ende nuk kemi ndërtuar qëndrim final për atë, por edhe ajo është një pjesë e punës të ekspertëve që të kontrollojnë si është në praktikë në shtete të tjera dhe cilat do të ishin pasojat te ne nëse ndryshojmë, kështu që në fund me të vërtetë nëse ndryshohet diçka në atë pjesë do të ndryshohet vetëm nëse ka argumente të mira”, tha Aliti.

Aliti, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve theksoi se si Ministri janë kundër etiketimit të mediave.

“Si Ministri i mbështesim mediat dhe jemi absolutisht kundër etiketimit të mediave. Nëse ndonjë person që është në pozitë e keqpërdor pozitën kundër mediave kjo nuk është karakteristikë e shoqërisë demokratike, kështu që edhe kur bëjmë përmirësim të ligjeve mundohemi që në atë pjesë të mund të kemi sa më shumë mekanizma dhe instrumente që të munden mediat ta kryejnë punën e tyre pa presione ose probleme nga politikanët, oligarkët, etj”, theksoi Aliti.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss