Wednesday, September 27, 2023
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Aliu: Me krijimin e agjencisë digjitale, e përcaktojmë vizionin që të bëhemi vend anëtar i BE

Shkup, 19 shtator – Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azir Aliu sot në Klubin e deputetëve realizoi takim me zëvendëskryeministren përgjegjëse për Politika të Qeverisjes së Mirë njëkohësisht edhe kryetare e Këshillit Kombëtar për Transformimin Digjital të Shoqërisë, Sllavica Gërkovska dhe përfaqësues të Këshillit Kombëtar, ku diskutuan për digjitalizimin dhe ligjin e sigurisë kibernetike dhe tranformimit digjital i cili është përgaditur dhe vendosur në ENER për konsultim publik.

“Përmes krijimit të Agjencisë Digjitale, ne përcaktojmë vizionin dhe vullnetin tonë për t’u bërë shtet anëtar i Bashkimit Europian, sepse Maqedonia e Veriut, ashtu si Europa dhe e gjithë bota, po e përqafon këtë revolucion digjital duke krijuar mundësi të reja për qytetarët dhe bizneset”, ka thënë Aliu.

Ai i ka falënderuar të gjithë aktorët që kontribuan në hartimin e këtij ligji dhe u ka bërë thirrje të gjithëve të angazhohen për realizim të suksesshem të objektivave të këtij ligji.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss