Wednesday, February 21, 2024
spot_img

Latest Posts

Allegri tregon se a e meriton Interi vendin e parë në renditje

Trajneri i Juventusit, Max Allegri ka folur pas ndeshjes derbi me Interin ku skuadra e tij doli e mposhtur me rezultat 1-0.

Goli i vetëm në këtë ndeshje u shënua nga Federico Gatti, që dërgoi një top drejt portës së tij.

Allegri ka thënë se Interi e meritoi fitoren, ndërsa shtoi se synimi i Juventusit është të futet në top katër këtë vit.

“Interi e meriton vendin e parë në renditje. Ishte  një test i rëndësishëm në rrugën tonë të rritjes. Mund të kishim përfunduar në 2-0 ose të bënim 1-1:.

“Neve na mungonte pak qartësia ndaj një skuadre me teknikë të shkëlqyer. Në pjesën e parë rrezikuam me një kundërsulmi nga Thuram dhe patëm një mundësi me Vlahovic”.

Synimi ynë është të rikthehemi në top katërshe. Ne kemi pak avantazh dhe kjo disfatë nuk duhet të ndryshojë asgjë në rrugën tonë. Do të kthehemi te fitorja nga Udineses”, ka thënë Allegri.

Interi me këtë fitore shkon në kuotën e 57 pikëve, katër më shumë se Juventusi, ndërsa ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar. 

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss