Wednesday, June 29, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Ambasada e Sllovenisë organizon pastrim të pyllit në parkun e GaziBabës

Shkup, 8 qershor – Aksion për pastrimin e pyllit të parkut në Komunën e Gazi Babës – Shkup, me titull “Miqësia me natyrën, miqësia ndërmjet shteteve dhe fëmijëve – mbrojtja e natyrës, ushqimit dhe mjedisit” do të mbahet sot në orën 09, në organizim të Ambasadës e Republikës së Sllovenisë, në partneritet me Komunën e Gazi Babës dhe Institutin Bujqësor – Shkup.

“Qëllimi i ngjarjes është ndërgjegjësimi i të rinjve në arsimin fillor për ruajtjen e mjedisit, si dhe rëndësinë e botës së gjallë, përmes aksionit për pastrimin e pyllit të parkut në Komunën e Gazi Babës nga mbeturinat dhe përmbajtje edukativo-interaktive në ambient të hapur”, thonë nga Ambasada e Sllovenisë.

Në aksion do të marrin pjesë rreth 50 fëmijë të arsimit fillor në komunën e Gazi Babës së bashku me mësimdhënësit e tyre, kryetari Boban Stefkovski dhe të punësuar në komunë, ambasadori i Sllovenisë, Milan Predani, përfaqësues të delegacioneve të BE-së dhe KB-së, si punonjës shkencorë nga Instituti Bujqësor – Shkup

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.