Thursday, May 26, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Ambasadorja amerikane në Shqipëri: Hiqni dorë nga sulmet ndaj reformës në drejtësi

Përmes një statusi në rrjetet sociale, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim shkruan se kohët e fundit janë shtuar ndjeshëm sulmet kundër reformës në drejtësi dhe elementëve kryesorë të saj, një prej të cilëve është dhe vettingu.

Diplomatja amerikane iu bën thirrje personave të angazhuar në të tilla sulme ndaj kësaj reforme që të heqin dorë, pasi nuk do t’ia arrijnë qëllimit për ta penguar atë.

“Teksa reforma në drejtësi po fillon të prodhojë gjithnjë e më shumë rezultate, kundërshtarët po shtojnë përpjekjet për të minuar elementët kryesorë, përfshirë vettingun. Ata që angazhohen në kërcënime, frikësim, shpifje, nxitje korruptive duhet të ndalojnë. Veprimet tuaja nuk janë aq të fshehura sa mendoni. Presidenti Biden e bëri të qartë në Memorandumin e Studimit të Sigurisë Kombëtare të 3 qershorit 2021 se lufta kundër korrupsionit është një interes thelbësor i sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara.  SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri”, shkruan Yuri Kim.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.