Friday, February 23, 2024
spot_img

Latest Posts

Analizë: Kazinot tani e tutje do të jenë pesë minuta larg shkollave, a mjafton kjo?

Shkup, 7 shkurt – Deputetët miratuan Ligjin për Lojërat e Fatit, i cili parashikon largimin e kazinove e bastoreve 500 metra larg shkollave dhe objekteve fetare. 55 deputetë votuan për, ndërsa 1 ishte i përmbajtur.
Sipas kësaj, i bise se kazinot do të jenë pesë minuta larg shkollave, që në esencë nuk ndryshon shumë në krahasim me situatën që ka qenë deri tani. Sidoqoftë, ta zëmë se Ligji i miratuar sot për fillim duket një avancim, megjithatë duhet të punohet për përmirësimin e tij që kjo dukuri negative të jetë sa më larg nxënësve dhe fëmijëve.

Këtë përshtypje e ndajnë edhe aktivistët e sektorit civil.
Xhemal Abdiu, kryetar i Lëvizjes Anti-Bixhoz, në debatin e paradokohshëhm të orgaizuar nga IDEA, tha që përshëndet secilin hap që ndërmerret në drejtim të mbylljes totale të kazinove. Por, që në mënyrë eksplicite sqaroi që Lëvizja që drejton ai nuk pajtohet me propozim ndryshim Ligjin për lojërat e fatit të propozuar nga Qeveria. “Ne si Lëvizje nuk pajtohemi dhe nuk jemi të kënaqur me propozim ndryshimin e Ligjit për lojërat e fatit, sepse aty thuhet largimi i kazinove 500 metra nga shkollat. Ndërkaq, Lëvizja jonë ka kërkesë të vetme dhe të padiskutueshme mbylljen totale të kazinove”, pat theksuar Abdiu.

Është fakt se biznesi i lojërave të fatit është legal në shumë vende të botës, por poashtu është fakt se nendet më të zhvilluara në botë me ekonomi dhe standard shumë të lartë posedojnë numër më të vogël të kazinove. Kurse te ne jemi dëshmitarë se çdo ditë në secilin kënd hapet nga një kazino.
“Kazinot na kanë ardhur te pragu shtëpisë, duhet të mobilizohemi që të largojmë këtë të keqe të përgjithshme”, ka thënë Abdiu.

Të dhënat zyrtare tregojnë se në Maqedoninë e Veriut ekzistojnë përafërsisht 1.416 pika në të cilën qytetarët mund të luajnë lojëra të fatit, apo mesatarisht 18 pika për çdo komunë, duke përjashtuar lojërat e fatit online. Ky numër tregon për prezencë jashtëzakonisht të madhe të pikave ku mund të luhen lojëra të fatit, njëkohësisht edhe ekspozim të vazhdueshëm dhe qasje shumë të lehtë për secilin qytetar në lojëra të fatit. Pritet të shohim nëse ndryshimet e sotme të ligjit do të ulin numrin e jëtyre pikave, apo do të vazhdojë trendi i deritanishëm i rritjes së vazhdueshme, shkruan Zhurnal

Më shumë para harxhohen në lojëra fati se për ushqim!!!

Kurse shumat që harxhojnë qytetarët nëpër kazino janë marramendëse dhe shënojnë rritje të vazhdueshme.
Të dhënat që ka prezantuar instituti IDEA tregojnë se të hyrat totale të 56 kompanive për vitin 2021 ishin 556,115,216 euro, ndërsa ato u rritën në 690,885,917 euro në vitin 2022, apo një rritje prej 21%. Përkthyer në ditë, kjo i bie që për çdo ditë gjatë vitit 2022, 56 kompanitë e lojërave të fatit kanë realizuar nga 1.7 milion euro. Këto të hyra janë kryesisht të hyra të cilat janë realizuar përmes lojërave të fatit, edhe pse nuk përjashtohet mundësia që lojërat e fatit të jenë përdorur si mekanizëm i shpërlarjes së parave. Ajo çfarë i ngritë edhe më shumë dyshimet janë profitet jashtëzakonisht të ulëta të këtyre kompanive. Pra, 3 kompanitë me të hyra më të larta, Pro-Beting DOO (146,130,304 euro), Sport Life Treid DOO (82,286,864 euro) dhe Kazinos Austria DOO (81,326,025 euro), kanë paraqitur që kanë realizuar më pak se 1% profit nga të hyrat e përgjithshme. Kjo shkallë e profitit nuk është e përafërt as me lotarinë shtetërore por as me profitin e kompanive të ngjashme në Europë. Prandaj, instituti IDEA ngre dyshimet për mundësinë e evazionit fiskal por edhe të shpëlarjesh së parave, dhe njëkohësisht rekomandon kontrolle të shtuara nga institucionet shtetërore ndaj këtyre kompanive.

Ligji parasheh kufizimin e numrit të pikave të cilat mund të hapen me një licencë, megjithatë kjo nuk paraqet ndonjë pengesë që “kumara” të vazhdojë të lulëzon. “Distanca prej 500 metrash nuk do të ketë ndikim të madh meqë marketingu do të vazhdojë t’i ekspozojë të rinjtë ndaj lojërave të fatit si dhe lojërat e fatit online do të japin qasje edhe më të madhe sesa të qenurit afër shkollave. Po ashtu, liberalizimi i tregut konkurrenca e shtuar në mes të kompanive të lojërave të fatit do ta thellojë edhe më shumë problemin meqë kompanitë do të garojnë me njëra tjetrën për më shumë konsumatorë, pra që të krijojnë sa më shumë njerëz të varur nga bixhozi. Prandaj, instituti IDEA përkrah versione më strikte, deri në masën e mbylljes totale të kompanive të lojërave të fatit sipas modelit të Kosovës.
Profesori i mirënjohur dhe sociologu, Ali Pajaziti, ka sqaruar në aspekt social pasojat e funksionimit të kazinove, për degradimin e shoqërisë dhe rrënimin e institucionit familje. Madje, ai tregoi edhe një përvojë personale që ndokush i ka kërkuar që vetëm t’i lë disa dokumente në një bastore të afërt, që ky i fundit ka refuzuar të futet në ato objekte qoftë edhe për një rast të tillë. Dhe, kjo duhet të shërbejë si mesazh senizibilizimi për të rinjtë që rreptësishtë duhet t’i injorojnë frekuentimin në ato lokale.

“Kazinot dhe bastoret unë i quaj lokale gjencidale dhe klientët e tyre një ushtri e humbur. Institucioni më i rëndësishëm i shoqërisë është familje, kazinotë e bastoret në mënyrë të drejtpërdrejt e dëmtojnë e sulmojnë deri në shkatërrim familjet tona të cilat janë në prag të varfërisë dhe luftojnë për të mbijetuar. Bota akademike, shoqëria, organizatat joqeveritare një zëri duhet të jemi të unifikuar në ndaljen e këtij “gjenocidi” që po i shkaktohet familjeve tona para syve tanë” tha Pajazitit.

Argumentet e pronarëve të bastoreve dhe kazinove!

Ndërkohë Asociacioni i organizatorëve të Lojërave të Fatit dhe ai i Bastoreve të Maqedonisë ka argumentet e veta, por sa janë ato argumente bindëse, është pikëpyetje e madhe, shkruan Zhurnal. Ky asociacion doli sërish kundër ligjit për lojërat e fatit, pak para se të kalojë në Kuvend. Ata nënvizojnë se qëllimi i këtij ligji nuk është mbrojtja e adoleshentëve, por mbyllja e kompanive legale vendore, që siç thonë ata, individë të caktuar të munden përmes faqeve të reja të internetit me kompani të huaja ta marrin këtë biznes. Përfaqësuesit e këtyre dy asociacioneve thonë se mbyllja e lojërave legale të fatit, hap rrugën që të zhvillohet ekonomia gri, dhe lojërat të zhvillohen ilegalisht. Ata nënvizojnë se me mbylljen e këtyre kompanive, 10 mijë persona do të mbeten pa punë, ndërsa në mënyrë indirekte do të preken rreth 50 mijë familje. Kërkojnë nga Presidenti të mos e nënshkruajë dekretin.

“Bëhet fjalë për populizëm të pastër parazgjedhorë që duhet ta kënaq opinionin kritik, përderisa ligji përmban një sërë dispozitash të tjera që kanë për synim të realizojnë apetitet e bizneseve të dikujt. Deputetët që kanë vendosur të votojnë këto ndryshime le ta parashtrojnë pyetjen se çfarë mbrojtje mund të sigurojë distanca, kur shteti tashmë përmes katër shoqërive organizon lojëra të fatit “online”, me të cilat të rinjtë janë të ekspozuar ndaj rrezikut të vazhdueshëm përmes qasjes së internetit gjithkund dhe në secilën kohë”, tha Goran Stojmenov, Asociacioni i Organizatorëve të Lojërave të Fatit.

“Ndryshimet e parapara të ligjit do të nënkuptojnë hapje të rrugës ilegale për baste. Si shembull e marrim Shqipërinë që fillimisht e ndaloi bastet sportive, më pas ishte dëshmitare e një numri të madh të arrestimeve për shkak të basteve ilegale, që në fund prej kësaj përvoje negative, pushteti shqiptar përsëri e legalizoi bastoren sportive. Shteti me këtë lëvizje e çon mbrapa shtetin dhe e dëmton me vetëdije. Siguron hapësirë që të lulëzojë ekonomia gri”, u shpreh Vasko Ilievski, Asociacioni I Bastoreve Sportive të Maqedonisë./Zhurnal

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss