Thursday, May 26, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Andrea do të performojë por nga viti i ardhshëm ka gjasa që Maqedonia të mos mer pjesë në Eurovision

Shkup, 11 maj – Nga Radio Televizioni i Maqedonisë informojnë se pas incidentit që ndodhi gjatë ceremonisë zyrtare për hapjen e Eurosong 2022, kur përfaqësuesja jonë Andrea Koevska e hodhi flamurin maqedonas, detajisht kanë shqyrtuar të gjitha aspektet për tërheqjen eventuale të saj nga Eurovisioni, transmeton Zhurnal.

Por siç bëjnë të ditur nga RTM, një gjë e tillë tanimë nuk është e mundur sepse janë tejkaluar të gjitha afatet.

“Një hap i tillë për momentin kur të gjitha afatet për tërheqje janë tejkaluar, do të shkaktonte dëm të madh finansiar dhe sanksione të cilat nuk duhet të anashkalohen. Me tërheqje do të rrezikoheshte dhe pjesmarja e të drejtave televizive në të gjitha ngjarjet tjera të cilat shërbimi publik i mer si anëtare e rrjetit evropian radiodifuziv”, thuhet në komunikatën e RTM-së.

Shtohet se servisi publik do t’i ndërmer të gjitha vendimet ligjore dhe masat disiplinore pas kthimit të delegacionit tonë nga Torinë, pasi anëtarët të dorëzojnë raportet për ngjarjet në ceremoni.

“Përshkak imazhit negativ në opinion për projektin “Eurovizion” që shkakton publicitet negativ për RTM-në, kolegiumi redaktues ka shqyrtuar mundësinë që nga viti i ardhshëm RTM të mos marë pjesë më në përzgjedhjen e këngës për në Eurovision”, thuhet në kumtesë./Zhurnal.mk

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.