Monday, February 6, 2023
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Anti-rus para pensionit, pro-rus pas pensionit…

Nga Eduard Zaloshnja

Ish shefi i kundërzbulimit të FBI-së, Çarls MekGonigal, përballet me dy padi të ndryshme penale – një në gjykatën federale në Uashington e një në gjykatën federale në Nju Jork. E para ka të bëjë me veprime të tij para se të dilte në pension (para shtatorit 2018) dhe e dyta me veprime të tij pasi doli në pension.

Të dyja këto padi janë pasqyruar gjerësisht në mediat kryesore amerikane (përfshirë edhe VOA – Zërin e Amerikës). Për ata që nuk kanë mundësinë, kohën apo durimin të lexojnë dhjetra raportimet e mediave amerikane për këto padi penale ndaj Çarls MekGonigal, më poshtë mund të gjeni një sintezë të tyre nga këndvështrimi gjeopolitik i popullit arbëror.

Para se të dilte në pension, Çarls MekGonigal mori 225 mijë dollarë të padeklaruara në dorë nga Agron Neza (një ish-punonjës i shërbimeve secrete shqiptare) për të ardhur në Tiranë, që t’i sugjeronte Edi Ramës anullimin e koncesionit të kërkimit/shfrytëzimit të naftës nga një kompani e regjistruar në Zvicër, si guaskë e gjigandit rus Gazprom. Në takimin e realizuar në Tiranë në shtator 2017, ishte present edhe Dorian Duçka, i cili ishte i interesuar për një konglomerat energjitik kinez (në atë takim Çarls MekGonigal i dha Ramës disa suvenire me logon e FBI-së).

Pas takimit të parë Rama-MekGonigal janë realizuar edhe tre të tjera (në Tiranë dhe Nju Jork). Gjatë kësaj periudhe MekGonigal ka udhëzuar vartësit e tij të hetojnë për lobistin Nick Muzin, i cili dyshohej se kishte marrë para ruse për të lobuar në Ushington në favor të PD-së. Në të njëjtën kohë, MekGonigal dyshohet se ka marrë 500 mijë dollarë nga politikanë boshnjakë (me ndërmjetësinë e Agim Nezës) për të lobuar në OKB kundër fraksionit serbo-rus të Dodikut atje.

Padia tjetër penale ndaj ish zyrtarit të lartë të FBI-së ka lidhje me ndihmën për oligarkun rus, Oleg Deripaska, në shkelje të sanksioneve amerikane. Por aktiviteti i tij në favor të miliarderit rus është zhvilluar pasi ishte larguar nga FBI-ja.

Ai akuzohet se ka bashkëpunuar në fshehtësi me një ish diplomat rus, Sergey Shestakov, që tashmë punonte si përkthyes për miliaderin rus Oleg Deripaska. Synimi i këtij aktiviteti të fshehtë të Çarls MekGonigal ishte që të hiqej Deripaska nga lista e non-gratave të Departamentit të Shtetit

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss