Friday, February 23, 2024
spot_img

Latest Posts

Apeli i Speciales ia refuzon kërkesën Sabit Januzajt për ta liruar përkohësisht

Gjykata e Apelit e Speciales në Hagë e ka hedhur poshtë kërkesën e Sabit Januzajt për t’u liruar përkohësisht.

Specialja njoftoi se sot “Paneli i Gjykatës së Apelit hodhi poshtë apelin e Sabit Januzajt kundër vendimit të Gjykatësit të Procedurës Paraprake me të cilin ishte refuzuar kërkesa e tij për lirim të përkohshëm”.

Në vendim, ndër tjerash thuhet se “asnjë kusht i arsyeshëm shtesë që ai mund të vendoste nuk ishte i disponueshëm në mënyrë adekuate për t’i zbutur rreziqet ekzistuese”, për ta liruar përkohësisht atë.

Gjykata ka udhëzuar Januzin që ta paraqesë një version tjetër të apelit të tij brenda dhjetë ditësh.

Sabit Januzi u arrestua më 5 tetor të vitit të kaluar në bazë të një urdhërarresti të lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës. Ai dyshohet u përpoq ta bindte një dëshmitar të mos dëshmonte në Speciale.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss