Friday, February 23, 2024
spot_img

Latest Posts

Aq sa bën Rusia përpjekje për destabilizim të Ballkanit, NATO punon dhjetëfish më tepër për të penguar destabilizimin

Shkup, 22 nëntor – Për synimet dhe tentimet e Rusisë për të destabiluzuar rajonin e Ballkanit është thënë dhe është shkruar shumë. Poashtu është përmednur se qëllimi i këtij destabilizimi do të ishte defokusimi i vëmendjes ndërkombëtare nga agresioni në Ukrainë, e vazhdimisht paralajmërohet se destabilizime të ngjashme Rusisë i konvenojnë edhe në rajone tjera të botës.
Kjo është theksuar nga figurat më të rëndësishme rajonale, por edhe evropiane dhe globale, si dhe janë paraqitur argumentet për të bazuar këto dyshime, shkruan Zhurnal.
Mirëpo, aq sa duket Rusia e interesuar për të destabilizuar rajonin, dhjetëfish më tepër NATO punon për të penguar këtë destabilizim.

Stoltenberg përsërit qëndrimin e fuqishëm: Ka kërcënime, por nuk do lejojmë destabilizim

Këtë e ka theksuar dje, por e ka përsëritur edhe sot në Shkup sekretari i pëegjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, duke theksuar se Ballkani Perëndimor është strategjikisht i rëndësishëm për NATO-n. Por me ton paralajmërues, Stoltenberg shtoi se edhe pse nuk ka kërcënim të drejtpërdrejtë ushtarak për asnjë nga vendet e rajonit, ka ende arsye për shqetësim për situatën për shkak të tensioneve në rritje, duke mos lënë pa përmendur as kërcënimin kibernetik.

“Ne shohim kërcënime të secesionizmit në BeH, një situatë të brishtë të sigurisë në Kosovë dhe një bllokim të negociatave midis Beogradit dhe Prishtinës, dhe shtetet autoritare si Rusia kërcënojnë integritetin tonë demokratik me kërcënime kibernetike”, theksoi Stoltenberg pas takimit ku morën pjesë kryeministri Dimitar Kovaçevski, kolegët e tij nga Shqipëria dhe Mali i Zi, Edi Rama dhe Milojko Spajiç dhe presidenti kroat Zoran Milanoviq.
Sipas Stoltenbergut, në NATO ka shqetësim për zhvillimin e ngjarjeve në vende të caktuara të Ballkanit Perëndimor dhe për këtë arsye duhet të njihet forca dhe rëndësia e Aleancës në rajon.

“NATO-ja ka vite që është e pranishme në këtë rajon. Në Kosovë kemi shtuar praninë tonë me rreth 1000 ushtarë shtesë dhe me armatim më të rëndë. Ne jemi gjithmonë të kujdesshëm, duke monitoruar nga afër situatën dhe gjithmonë do të bëjmë atë që është e nevojshme për të mbrojtur të gjithë aleatët”, tha Stoltenberg.
Ai theksoi se për NATO-n janë të rëndësishme edhe mënyrat e bashkëpunimit me partnerët nga rajoni dhe për të stabilizuar fqinjësinë e Aleancës.

“Kur fqinjët tanë janë më të qëndrueshëm, ne jemi më të sigurt. Prandaj është e rëndësishme për mua që të ulem me të gjithë liderët nga ky rajon dhe të ndaj vlerësimet tona, sepse kështu do të mund të kuptojmë më mirë se si të ecim përpara”, theksoi Stoltenberg, duke shtuar se NATO-ja ka një histori të përbashkët me Ballkanin Perëndimor, por edhe detyrimin për të ndihmuar në sigurimin e paqes dhe prosperitetit të tij.
Stoltenberg theksoi se po u drejtohet të gjithëve në rajon me mesazhin se është e rëndësishme të zgjidhet dialogu dhe diplomacia në vend të konfliktit dhe luftës, duke theksuar se dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është thelbësor për paqen dhe prosperitetin e tyre, ndërsa propozimet e fundit për formimin e Bashkësisë së komunave me shumicë serbe, ai i konsideroi një hap përpara.

“Është koha për të kapërcyer konfliktet rajonale, të cilat kanë vazhduar për një kohë të gjatë”, tha Stoltenberg.
Në këtë kontekst, ai thekson se Republika e Maqedonisë së Veriut është një aleat i vlefshëm i NATO-s që jep një kontribut të rëndësishëm për sigurinë e përbashkët, por gjithashtu është shembull i marrëdhënieve të suksesshme ndëretnike dhe një shoqëri në të cilën njerëzit nga grupe të ndryshme etnike jetojnë së bashku dhe ndërtojnë vendin në bashkëjetesë paqësore.

Kreu i Aleancës shtoi se në takim është diskutuar edhe për agresionin rus ndaj Ukrainës dhe u ka bërë thirrje të dyja palëve që t’i japin fund konfliktit, duke përshëndetur kontributin e aleatëve të NATO-s në këtë drejtim, veçanërisht përballë situatës së vështirë në fushën e betejës.
Stoltenberg paralajmëroi bashkëpunim të ngushtë në të ardhmen, si dhe gjatë përgatitjeve për Samitin e ardhshëm të NATO-s në Uashington vitin e ardhshëm, në të cilin, siç theksoi ai, Aleanca do të vazhdojë të punojë për ndërtimin e një të ardhmeje të përbashkët dhe forcimin e sigurisë së saj ndaj konkurrencës gjeostrategjike dhe mbështetjes së Ukrainës.

Propozimi i Edi Ramës mund të mbyllë “ventilat” e ndikimit rus në rajon!

Në takimin e sotëm jozyrtar të liderëve të NATO-s nga rajoni, kryeministri shqiptar Edi Rama doli me propozim për krijimin e një formati NATO – Ballkani Perëndimor në të cilin do të marrin pjesë jo vetëm vendet anëtare të Aleancës nga rajoni, por edhe Beogradi, Prishtina dhe Sarajeva. Kjo gjithsesi është një strategji e mirë për mbylljen e “ventileve” të ndikimit rus, veçanërisht në Serbi dhe Reublika Srpska. Edhe pse është pikëpyetje e madhe nëse ky propozim do të pranohet nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe nga udhëheqësi i Republika Srpska, Milorad Dodik, (RS ka mundësi që për çdo çështje të bllokojë edhe vendimin e Bosnje Hercegovinës në përgjithësi), megjithatë me ndryshime eventuale demokratike që mund të ndodhin në zgjedhjet e dhjetorit në Beograd, atëherë ky propozim mund edhe të jetësohet, shkruan Zhurnal.
Është me rëndësi se Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në konferencën e përbashkët për shtyp pas takimit në Shkup, tha se do të shqyrtojë propozimin e kryeministrit shqiptar Edi Rama, i cili u mbështet edhe nga presidenti i Kroacisë.

“Sigurisht këtë duhet ta shqyrtojmë së bashku dhe duhet të takohemi më shpesh dhe të ftojmë edhe vendet partnere”, tha Stoltenberg, i cili në fjalimin e tij tha se Ballkani Perëndimor është i rëndësishëm për NATO-n.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në konferencën e përbashkët për shtyp tha se Sekretari i Përgjithshëm me shumë interes e mirëpriti propozimin për krijimin e një formati të samitit të NATO-s me Ballkanin Perëndimor ku, siç sqaroi, do të jenë të pranishëm dhe do të marrin pjesë jo vetëm vendet anëtare të NATO-s në këtë rajon por edhe vendet partnere të NATO-s.
“Në fakt edhe vendet e tjera nga Ballkani Perëndimor që nuk janë të pranishme sot, si dhe pjesa tjetër e vendeve anëtare që janë brenda kufijve të rajonit tonë dhe që kanë interes të menjëhershëm për stabilitetin dhe përparimin demokratik të rajon, tha Rama.

Presidenti i Kroacisë Zoran Milovanoviç, propozimin e kryeministrit shqiptar Edi Rama, e konsideron të zgjuar dhe të mirëpritur pavarësisht se kemi disa iniciativa në forma dhe organizime të ndryshme, të cilat ndërthuren, madje anulojnë njëra-tjetrën. “Propozimi për të shqyrtuar një formë në të cilën do të merrnin pjesë këto vende, vendet e Evropës Juglindore dhe ndoshta një vend tjetër dhe më e rëndësishmja Beogradi, Prishtina dhe Sarajeva, besoj se meriton vëmendjen e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, i cili do të vendosë nëse kjo është. e mundur dhe e realizueshme”, deklaroi Milanoviq./Zhurnal

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss