Friday, August 19, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Arijan Ibraim u bëri thirrje qytetarëve të Zhupës për bashkim dhe fitore të përbashkët

Dibër, 6 gusht – Kandidati për kryetar komune të Qendrës së Zhupës, Arijan Ibraim, nga Partia demokratike turke, ju bëri thirrje qytetarëve për bashkim, i cili “do të sjellë fitore të madhe të përbashkët”.

“Le të bëhemi bashkë në festimin e fitores së madhe më 20 gusht. Fituesit shkruajnë historinë. Fitorja është e përbashkët sikurse edhe e ardhmja jonë! Fillimisht, lutem që mërgimtarët tanë shëndosh e mirë të vijnë në vendlindje. Të rrojë komuna jonë”, shkroi Ibraim në Fejsbuk.

Ai është kandidati i vetëm në zgjedhjet e dyta të përsëritura për kryetar komune ndërsa besimin e qytetarëve e kërkon për herë të tretë.

I lindur në vitin 1972, arsimin fillor e kreu në Qendrën Zhupë, shkollën e mesme të mjekësisë në Tetovë. Është diplomuar në Fakultetin Ekonomik të Universitetit Shtetëror në Afjon, Republika e Turqisë dhe ka magjistruar në Universitetin e Stambollit, dega e së drejtës ndërkombëtare. Si mësues në vendlindjen e tij, Zhupa, punoi dy vjet dhe pas disa vitesh punë në Itali, u kthye, punoi si shef i departamentit juridik dhe financiar në Komunën e Qendrës Zhupa, por gjithashtu filloi të angazhohej aktivisht në politikë. Ai është i martuar dhe është baba i tre fëmijëve.

Mandatin e parë e fitoi në zgjedhjet lokale në vitin 2013 dhe të dytin katër vite më vonë. Në zgjedhjet lokale tetorin e kaluar dhe në ato të përsëritura të prillit të këtij viti, ai fitoi rreth 80 për qind të votave, por për shkak të censusit të pasiguruar prej 33.33 të totalit të elektoratit, zgjedhjet po përsëriten.

Më 20 gusht në 16 vendvotime të drejtën e votës duhet ta realizojnë 7.154 persona.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.