Thursday, February 9, 2023
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Armata amerikane vrau gjashtë militantë të Al Shabab-it në Somali

Armata amerikane kumtoi se ka vrarë gjashtë pjesëtarë të milicisë Al Shabab në sulmin e sotëm ajror në Somali.

Në kumtesën e Qendrës komanduese të Armatës amerikane përgjegjëse për Afrikën, thuhet se sulmi është kryer ndaj caqeve në qytezën Adal, në rajonin Shabel i Mesëm në rreth 250 kilometra në veri nga kryeqyteti Mogadishu.

Qeveria somaleze dje kumtoi se rajoni është çliruar tërësisht nga milicia Al Shabab.

Somalia është vend në Bririn e Afrikës, me rreth 16 milionë banorë, ku viteve të fundit vazhdimisht ka konflikte dhe dhunë.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss