Monday, September 26, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Armata e Maqedonisë shënon 30 vjetorin e formimit

Shkup, 15 gusht – Në manifestim solemn në kazermën “Ilinden” me rastin e 30-të vjetorit të themelimit të Armatës, më shumë se 200 oficerë, nënoficerë dhe civilë në Armatë, ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska së bashku me shefin e Shtatmadhorisë, gjeneral nënkolonel Vasko Gjurçinovski nesër do t’i ndajnë simbolet e arta për shërbimin shumëvjeçar në Armatë.

Mirënjohjet ndaj pjesëtarëve të Armatës, siç informoi sot ministrja Petrovska në konferencën për media tha se është për gjitha ditët e gjata të punës, përpjekjet dhe mundin e tyre, kontributin e tyre personal që na mundësoi të kemi një ushtri të denjë për respekt, armatë e cila ka besimin më të lartë mes qytetarëve.

Ajo informoi se një ditë para festës kryesore e cila është më 18 gusht, ndërsa do të shënohet nën moton “30 vjet siguri, stabilitet dhe besim” në kazermën “Ilinden”, në stadiumin ushtarak në Shkup të mërkurën më 17 gusht në ora 18:30, qytetarët do të kenë mundësinë të shohin disa nga pajisjet më të fundit moderne të armatës, të shoqërohen me forcat speciale të ushtrisë dhe sigurisht të argëtohen me orkestrën ushtarake dhe performancën e disa yjeve tanë të muzikës.

“Të mërkurën në stadiumin ushtarak do të ekspozohen gjashtë mjetet e reja të blinduara të prodhimit amerikan që së fundmi arritën dhe që ndikojnë ndjeshëm në gatishmërinë luftarake të armatës. Deri në fund të vitit do të dorëzohet edhe një dërgesë e re prej 27 automjetesh të tilla dhe më pas pasojnë dërgesa të tjera konform marrëveshjes”, theksoi Petrovska.

Ka shtuar se do të furnizojnë edhe sisteme të tjera që na nevojiten, automjete speciale për qëllime të veçanta, sisteme artilerike dhe municion, kundër sistemit ajror mbrojtës, ndërsa theksoi se në periudhën e ardhshme do të fillojmë edhe me rindërtimin e komponentit tonë të aviacionit.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.